The Washington Post: A është Donald Trump një kërcënim për demokracinë?

Derisa fushata presidenciale e Donald Trump po merr hov, disa njerëz të cilët fillimisht u neveritën nga kjo perspektivë janë duke siguruar veten se kombi amerikan lehtë mund ta mbijetojë presidencën e tij. Ai është një ujdi bërës dhe një pragmatist, thonë ata. Në të vërtetë Trump nuk beson në mesazhet që ndjellin urrejtje të cilët i përdorë për të fituar vota. Ai do të zbutet nga sistemi amerikan i kontrolleve dhe balanceve.

Komentet e miliarderit amerikan që u bënë gjatë së premtes duhet ta shkundin atë vetëkënaqësi. Vërejtjet e tij për përdorimin e qeverisë për të sulmuar kompanitë dhe gazetat që nuk i pëlqejnë, dhe për të ndryshuar ligjin për shpifje në mënyrë që mund t`i mbyllë kritikat në shtyp, janë me të vërtetë jo amerikane. Ato pasqyrojnë një qëndrim duke përdorur fuqinë e qeverisë për të synuar kundërshtarët që do të jetë plotësisht e njohur për njerëzit që jetojnë në Rusinë e Vladimir Putinit apo Venezuelën Çaviste. Ata nuk kanë pasur valutë në Uashington që nga ditët më të errëta, më paranojake të listës së armiqve të Nixon.

Trump  ka drejtuar “helmin” e tij drejt New York Times, të cilën ai e quajti “të pandershëm” dhe ” si e keqja më e madhe “, gjithashtu edhe për The Post dhe pronarin e saj, themeluesin e Amazon dhe drejtorin gjeneral të saj Jeffrey P. Bezos.

“Unë duhet të them, unë kam respekt për Jeff Bezos, por ai bleu Washington Post vetëm që të ketë ndikim politik”, tha Trump.

“Ai dëshiron ndikim politik në mënyrë që Amazon të përfitojë prej saj. Kjo nuk është e drejtë. Dhe më besoni, nëse bëhem president, oh, a do të kenë ata probleme. Ata do të kenë probleme të tilla”.

Nëse ndodh, Trump ishte i pasaktë në pohimin e tij, po aq sa është edhe në shumicën e deklaratave të tij. Bezos ka bërë të qartë publikisht se ai nuk ka dëshirë për të përdorur postin për qëllime politike, dhe ai ka zgjedhur që të mos ushtrojë asnjë ndikim në vendimet editoriale. Megjithatë, si pronar, ai do të ketë të drejtë të plotë që të hartojë kursin e tij ideologjik nëse ai do të donte, ashtu si pronarët e Times, Wall Street Journal dhe gazeta të tjera të mëdha amerikane bëjnë dhe kanë bërë për dekada të tëra.

Bukuria e sistemit amerikan është se ky vend është një treg i ideve. Lajmet konkurrojnë për lexuesit dhe shikuesit – e jo për favore të qeverisë.

Trump vazhdoi duke thënë se si president ai do të “hapte ligjet për shpifjen, kështu që kur ata të shkruajnë qëllimisht artikuj negativ dhe të tmerrshme e të rreme, ne mund t`i padisim  dhe të fitojmë shumë para”.

Në fakt, ligji aktual tashmë lejon figurat publike që të ngrisin padi për dëmet në rast se mediat shkruajnë “qëllimisht” akuza të rreme.

Por ligji thotë se figurat publike të punojnë më shumë për të provuar fuqinë e medias ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë për të vërtetuar se një gënjeshtër ishte qëllimkeqe ose e qëllimshme. Kjo diferencë, e themeluar nga Gjykata e Lartë më shumë se një shekull e gjysmë më parë ka ndihmuar për të siguruar llojin e debatit të drejtpëdrejt politik që gëzon Trump – me përjashtim, të rasteve, kur ai është duke arritur fundin.

A është Trump një kërcënim për demokracinë? Në histori, ishte përgjithësisht një gabim qesharak me fjalët se do të jenë diktatorë derisa ata ngjiten në pushtet.

“Nëse bëhem president, oh, a kanë ata probleme”, ka thënë Trump. Nëse ai vepron mbi kërcënimet e tij, asnjëri prej nesh nuk do të mund të themi se nuk është paralajmëruar paraprakisht.

(Botuar në The Washington Post, përkthyer nga Klan Kosova)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button