Allegri: Kundër Interit do të tregohemi të kujdesshëm

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri ka folur për ndeshjen e kthimit mes Interi dhe Juventusit, takim i vlefshëm për gjysëm finalet e Kupës së Italisë.

Përballja e parë përfundoi 3-0 për bardhezinjte por Allegri shprehet se gabimet nuk lejohen pavarësisht rezulutatit të arritur në takimin e parë, ndaj skuadra duhet të tregohet e kujdesshme. Më tej Allegri foli dhe mbi gjendjen fizike të mesfushorit Claudio Marchisio.

“Do të në duhet të tregohemi të kujdeshëm në mbrojtje, pasi Inter ka lojtarë shumë teknik në sulm. Rezultati i takimit të parë për mua nuk do të thotë asgjë, pasi në futboll gjithcka mund të ndodh.

Përsa i përket formacionit, në portë do të jetë Neto, ndërsa në sulm po mendoj të hedh dyshen Zaza-Moratta. Barzgali besoj se do të qëndrojë në stol pasi i nevojitet pak pushim. Marchisio sot ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, nuk di të thëm nëse do të luaj apo jo.

Përsa i përket lojtarëve që rrezikojnë finalen për shkak të kartonave, mund të them se nëse ndonjeri prej tyre e humb atë ateherë do të luajë dikush tjetër”.

Gjate konferences për mediat, trajneri foli dhe për rrugën drejt titullit kampion, duke u shprehur se kampionati është i gjatë dhe se ende nuk është thënë fjala e fundit:

Ajo cka më bezdis është se pas barazimit në takimin mes Fiorentinës dhe Napolit, të gjithë shprehen se Juventus e fitoi kampionatin. Gara është e hapur dhe pjesë e saj janë Fiorentina, Napoli, Roma”.

Në fund trajneri i Juventusit foli dhe për gjëndjen fizike të lojtarëve, duke deklaruar se skuadra është duke rikuperuar lojtarët e dëmmtuar. Gjithashtu ai shtoi se djemt e tij do të shkojnë në Milano për të siguruar finalen dhe më pas do të mendojë për takimin ndaj Atalantës në fundjavë, transmeton supersport.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button