Kosova në pritje, Gjibraltari barazon

Përderisa Kosova po bën përpjekje që të futet në organizatat ndërkombëtare të futbollit, një kombëtare tjetër ka bërë debutimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për ekipi kombëtar të Gjibraltarit, i cili luajti pa gola kundër Sllovakisë në një ndeshje miqësore, zyrtare për herë të parë në historinë e saj.

Ky takim shënoi debutimin ndërkombëtar të Gjibraltarit, i cili në muajin maj është pranuar në Federatën Evropian të Futbollit (UEFA), si shtetin më të vogël të kësaj organizate.

Ndeshja u luajt në Portugali pasi që stadiumi në Gjibraltar është duke u rinovuar, në mënyrë që të përmbushë kërkesat dhe rregulloret e futbollit evropian. Madje, mediat sllovake talleshin me kundërshtarin e tyre pasi që stadiumi i tyre kishte kapacitet më të madh se sa numri i banorëve që kishte përfaqësuesja mysafire.

Duel në stadiumin Algarve është ndjekur nga disa qindra tifozë, përfshirë edhe kryeministrin e Gjibraltarit, Fabian Picard.

Ndeshjen e parë zyrtare, Gjibraltari do ta ketë për kualifikueset e Kampionatit Evropian të vitit 2016, i cili do të zhvillohet në Francë. Gjibraltari rivalët e tij do t’i mësoj par hedhjes së shortit në Nice të Francës, që do të mbahet më 23 shkurt të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button