Acun: Rusia forcoi pozicionin e DAESH-it

Studiuesi i politikave të jashtme në Fondacionin për studime politike, ekonomike dhe sociale (SETA) Can Acun tha se bombardimi i forcave opozitare në Siri në vend të DAESH-it ka shkaktuar forcimin e pozicionit të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Acun në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se Rusia e cila është përfshirë drejtëpërdrejtë në luftën e brendshme në Siri që nga 30 shtatori i vitit të kaluar e deri më tani ka nisur një valë intensive të sulmeve.

Ai tha se Rusia ka mashtruar opinionin publik ndërkombëtar me thëniet se “po lufton kundër organizatës terroriste DAESH”.

“Në kohët e fundit kanë bombarduar kryesisht vendbanimet civile në linjën Halep-Azez dhe si pasojë e kësaj mijëra fëmijë dhe gra janë nisur në drejtim të kufirit turk. Ndërsa DAESH në këtë proces ka mbajtur të fortë linjat e mbrojtjes dhe është përpjekur që të mos ndikohet shumë nga kjo valë. Bombardimet e forcave opozitare në vend të DAESH-it nga Rusia kanë bërë që organizata terroriste të forcojë pozicionin e saj, e cila në rajonin Dejri Zor ka përfituar territor në zona të caktuktuara kundër regjimit. Por veçanërisht në javët e fundit janë vërejtur se që të dy frontet kanë patur humbje serioze. Me nisjen e sulmeve në shtator 2015 regjimi mbërriti në aeroportin Kuvejris që mbahej i rrethuar nga DAESH-i dhe përfitoi një terren të gjerë që i përkiste organizatës terroriste në linjën M15 mbi rrugën Halep-Rakka. Gjithashtu filloi të kërcënonte linjën Rai, Bab, Menbixh, Xherablus që ndodhej nën kontrollin e DAESH-it. Sërish forcat (Njësitë e Mbrojtjes së Njerëzve) YPG-SDF (Forcat Demokratike Siriane) në saj të bombardimeve intensive të SHBA-ve rimori sërish nga DAESH-i rajonin Sheddadi në Haseke”, tha Acun.

– Tërheqje taktike

Acun theksoi se pas humbjeve të rënda në muajt e fundit DAESH-i por të arritur një propagandë superioriteti u fokusua në operacionet e ofensivës.

Duke nënvizuar se këtë metodë DAESH-i e ka përdorur në mënyrë efektive kundër ofensivave të regjimit në lindje të Humus-it, Acun tha se: “Për të ngadalësuar dhe për të ndaluar përparimin e regjimit në Halep fillimisht sulmoi linjën e furnizimit të regjimin në rrugën Hanasir. Kemi vërejtur gjithashtu se kanë kryer edhe një sulm të ngjashëm në Tel Abjad. Ku me sulmet ndaj Tel Abjad-it javën e kaluar synuan të pengonin trupat e YPG-SDF të zbrisnin më poshtë më në jug me mbështetjen ajrore të SHBA-së”.

Acun duke vënë në dukje se organizata terroriste DAESH është një organizatë pragmatike e cila përpiqet që me pretendimin për shtet të mbajë nën kontroll territoret dhe të mos i humbasë zonat që ajo ka nën kontroll, thotë se në situatat kur ajo pëson humbje të rënda kryesisht ku përballet me sulme intensive të bombardimeve ajrore ajo shpeshherë përdor taktikën e tërheqjes duke u zbrapsur.

– “DAESH i kushton vëmendje rezervave të naftës dhe të gazit”

Acun pasi shpjegon se Rakka është zemra e DEASH-it ka vlerësuar se “Qendra e komandës së organizatës ndodhet në Rakka. Kjo organizatë terroriste i kushton shumë rëndësi rajonit Rai, Bab, Xherablus, Mnebiç dhe këtë zonë pavarësisht kostos së lartë ushtarake përpiqet ta mbajë nën kontroll. I kushton vëmendje të veçantë rezervave të naftës dhe të gazit si dhe përpiqet të mbrojë këto zona. Organizata e cila krahas këtyre i kushton vëmendje edhe linjave logjistike Rakka-Mosul, të cilat nuk dëshiron ti humbasë”.

Acun ndër të tjera ka transmetuar nëse do të kemi parasysh balancat ushtarake aktuale dhe sulmet intensive të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve vërehet se është shumë vështirë që DAESH të marrë apo të mbajë nën kontroll Tel Abjad-in.

– “Tel Abjad-i duhet të merret nga kontrolli i organizatave terroriste”

Duke vënë në dukje se për Turqinë nuk ka ndonjë ndryshim nëse Tel Abjad-i kalon nën kontrollin e PYD-së apo të DAESH-it, Acun tha se “Këto rajone duhet të çlirohen pasi të merren nga kontrolli i dy organizatave terroriste dhe ti dorëzohet popullit të Siirsë”.

Gjithashtu Acun ka theksuar se DAESH-i ka pësuar humbje nga sulmet ajrore por që ende nuk është shënuar një sukses në lidhje me këtë çështje. Ai ka shtuar më tej se ofensiva tokësore e cila shpeshherë vjen në rendin e ditës nuk duket e mundshme në konjukturën aktuale sepse SHBA-të, përdorin pothuajse si një forcë tokësore organizatën terroriste PYD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button