Prokuroria speciale do të kërkojë anulimin e seancës për rastin “Puç”

 

Prokuroria speciale publike (PSP) ende nuk i ka pranuar kopjet e fakteve për rastin “Puc”, me qëllim për njohjen më të mirë të lëndës dhe prezantimin më përkatës në gjykatë, që është caktuar për nesër nga ora 10, transmeton Portalb.

Seanca gjyqësore për rastin “Puç”, në të cilën si i akuzuar i katërt lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për herë të fundit është prolonguar më 14 janar. Atëherë në Gjykatën penale të Shkupit ishte prezentë edhe prokurorja special Katica Janeva në rolin e përfaqësueses së akuzës për rastin. Janeva kishte kërkuar të anulohet seanca, që t’i jepen disa ditë dhe një hapësirë e veçantë në gjykatë ku ajo me ekipin nga PSP do t’i analizonin materialet e fakteve.

Siç sqaroi Janeva, bëhet fjalë për praktikë të re gjyqësore. Gjykata nuk i lejoi Janevës t’i merr argumentet.

“Prokuroria speciale i ka dorëzuar faktet në gjykatë, logjikisht, sipas Ligjin për procedurë penale duhet të jenë te ne. Për këtë arsye kërkojmë që t’i dorëzojnë te ne faktet. Por, gjykata nuk po e lejon këtë, ne e respektojmë gjykatën dhe do të vijmë këtu për shqyrtim”, pat thënë Janeva.

Për rastin “Puç” nuk ka ende asnjë të arrestuar. Përvec Zoran Zaev, të akuzuar tjerë janë edhe Zoran Verushevski, gruaja e tij Sonja, Gjorgji Llazarevski i punësuar në MPB dhe Branko Palifrov funksionar në Komunën e Strumicës.

Konkretisht, Zaev akuzohet se në takim me kryeministrin Nikolla Gruevski iu ka kërcënuar këtij të fundit me argumente dhe kërkesë për Qeveri teknike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button