Nuk ka shtyrje të obligimit për kamera në automjetet e auto-shkollave

Kuvendi në suaza të punës së sotme sipas rendit të ditës të seancës së 92-të  e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshime dhe propozime  të Ligjit për siguri në komunikacion e rrugëve, me procedurë të shkurtuar, të shtruar nga deputetët e BDI-së dhe përfundoi se është i papranueshëm, njofton MIA.

Me propozimin, ashtu siç informon Talat Xhaferi nga BDI-ja, është kërkuar për një vit të shtyhet afati për vendosjen e kamerave  përmes të cilave auto-shkollat do ta regjistrojnë trajnimin dhe provimin për patentë shofer.

Ashtu siç potencoi, pjesa më e madhe e auto-shkollave kanë kërkuar të shtyhet zbatimi  i dispozitave të Ligjit lidhur me kushtet që duhet t’i plotësojnë auto-shkollat, në pjesën e video-kontrollit në qendrat për trajnim dhe në automjete.

Deputeti Tomisllav Tuntev nga LSDM tha se edhe opozita do ta përkrahë këtë vendim ligjor, sepse, ashtu siç tha, nuk është e logjikshme të regjistrohen bisedat gjatë trajnimit praktik  për dhënien e provimit të patentë shoferit. Nuk është e mundshme, shtoi, të ruhen dhe arkivohen aq materiale të regjistruara nga pjesa teorike dhe praktike  nga trajnimi për shoferë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button