Aksident i rëndë trafiku në Kërçovë, një person humbi jetën

Një person  ka humbur  jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në orën 3 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.  

Një person  ka humbur  jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në orën 3 në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.  Agron S. (19) nga fshati Popovjan i Kërçovës  nga lëndimet e mara ka vdekur në vendngjarje, derisa J.D. (24) nga Kërçova ka marrë lëndime më të lehta dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore është lëshuar në shërim shtëpiak.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur J. D. duke e drejtuar automjetin “zastavë” me targa të Kërçovës, duke lëvizur nëpër rrugën magjistrale e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dal jashtë aksit rrugor dhe ka goditur në rrethojë të betonit .

Pas alkool-testit të kryer te J. D. janë konfirmuar 1,01 promilë alkool në gjak. Në vendin e aksidentit të rëndë është kryer kontroll në prani të gjykatës hetuese dhe prokurorisë publike si dhe ekipe policore nga stacioni policor i Kërçovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button