Zaev: Qeveria po bie, koha për nëj koncept të ri

Qeveria po bie, kurse qytetarët meritojnë një koncept më të drejtë qeverisjeje. 

Kështu ka deklaruar në tribunën e radhës me qytetaët e Gjevgjelisë, lideri socialdemokrat, Zoran Zaev. 

Duke prezantuar masat ekonomike, për qytetarët dhe biznesin, Zaev ka thënë se LSDM do të vensoë një model të ri taksimi. 

“Tatimi në fitim është 10 për qind. Pra, nëse një kompani ka fitim prej 1 milion eurosh, paguan 10 për qind tatim ose 100 mijë euro. Ne propozojmë që 70 mijë euro ose 70 për qind t’i paguajë shtetit, kurse për 30 mijë eurot të ketë disa opsione: t’ia paguajë shtetit, t’i donojë në ndonjë klub sporti, t’i donojë në arsim ose në ndonjë institucion kulturor dhe shkencor”, ka theksuar kreu i opozitës maqedonase. 

Ai pretendon se pakoja e masave që propozon LSDM po përqafohet gjithnjë e më shumë nga qytetarët anekënd vendit. 

“Të gjitha këto propozime po sjellin reagime të forta pozitive kudo që shkojmë në Maqedoni”, ka deklaruar Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button