KE: Maqedonia ka të drejtë ta mbrojë kufirin

Komisioni Evropian vlerëson se Republika e Maqedonisë ka të drejtë ta mbrojë kufirin nga kalimet ilegale. Lidhur me skenat e djeshme të palakmueshme ku migrantë ilegal nga Afrika dhe Lindja e Afërt me dhunë kanë tentuar të kalojnë në territorin e Maqedonisë nga Greqia, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritas Shinas dërgoi porosi në emër të Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, duke shtuar se “fotografitë e djeshme të kufirit vetëm e kanë konfirmuar nevojën e zgjidhjes evropiane të krizës së refugjatëve”.

“Ne nuk ndërhyjmë në atë se kush për kënd punon dhe kush çfarë kërkon prej dikujt. Nuk ndërhyjmë në atë. Por atë që e pamë dje në kufi është se, KE-ja është e shqetësuar nga fotografitë e djeshme. Nënkuptohet, është punë e ISHRJ Maqedoni mbrojtja e kufirit, por fotografitë që i pamë dje janë konfirmim se zgjidhje e vetme është një zgjidhje kolektive, një zgjidhje evropiane. Të gjitha masat që ndërmerren për kontrollin e kufijve nuk do të jenë në korniza të ambicieve tona që të menaxhohen kufijtë tanë. Të gjitha masat nëpër kufij që merren duhet të jenë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane”, porositi S’hinas.

Zëdhënësi i KE-së shtoi edhe se “Maqedonia është vendi i tretë, që është pjesë e rrjetit koordinues Perëndim-Ballkan” dhe se “është vend që ndërmerr disa obligime pas takimit të shefave të vendeve përgjatë rutës së Ballkanit më 25 tetor të vitit 2015 në takimin në Bruksel”. Ai theksoi edhe se “situata është ashtu siç është”, respektivisht “ashtu siç kërkohet nga Evropa që të zgjidhet kriza”.

Lidhur me atë nëse Maqedonia i ka marrë dhjetë milionë euro ndihmë nga Brukseli për menaxhim me krizën e refugjatëve, zëdhënësi i KE-së me përgjigje se nga 25 tetori i vitit 2015, veçanërisht pas Samitit për rutën e Ballkanit, kemi kontakt me të gjitha vendet e korridorit të Ballkanit, jo vetëm me ISHRJM-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button