Janakieski dhe Jankullovska me më shumë padi penale nga LSDM

Procedura e parë zyrtare hetimore, e Prokurorisë Speciale, lidhur me mashtrimet zgjedhore në të cilët kanë qenë të përfshirë shumë persona, ndërkaq kundër tetë prej tyre është kërkuar edhe masë paraburgimi, patjetër që është e lidhur edhe me dëshmitë të cilat mund të gjenden në përgjimet e bisedave telefonike në mënyrë ilegale të ashtuquajtura “bomba”, që vitin e kaluar i ka publikuar LSDM, shkruan “Vërtetëmatësi“, transmeton Portalb.

Me “Titanik”, ashtu siç u quajt rasti i parë i Prokurorisë Speciale nga vet prokuroria, ashtu siç edhe u pa, mes personave të cilët janë nën hetim, janë edhe ish ministrat e Qeverisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski. Ky rast i Prokurorisë Speciale del nga materialet e përgjuara, por edhe nga të gjitha elementet tjera në parahetim dhe hetim që dalin nga përpunimi i tanishëm, por edhe paraprak i Prokurorisë Publike të rregullt, në të cilën janë paraqitur padi penale nga LSDM në vitin 2015, vazhdimisht me radhë ashtu siç janë publikuar “bombat”.

Paraqitja e padisë penale nuk është patjetër të kuptojë diçka të veçantë dhe kundër secilit mund të paraqitet. Por, në këtë rast nuk është patjetër të jetë ashtu, sepse këto janë të lidhura mu me dëshmitë që mund të dëgjohen në bisedat telefonike. Ato padi penale dhe proceset që kundër tyre i ka filluar, ose vetëm formalisht i ka hapur Prokuroria Speciale, i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale, në përputhje me dispozitat ligjore.

LSDM vjet, padi penale ka ngritur për 10 persona, funksionarë të lartë të Qeverisë, në ministri të caktuara, në një komunë dhe në KSHZ. Në paditë penale kanë qenë të përfshirë: Sasho Mijallkov, Lupço Todorovski, Martin Protugjer, Lupço Dimovski, Toni Trajkovski dhe Bedredin Ibraimi, shkruan “Vërtetëmatësi“, përcjellë Portalb.

Paditë kanë të bëjnë me materialet e përgjuara të kryetarit të LSDM-së, për sjellje të paligjshme gjatë periudhës së zgjedhjeve, keqpërdorimin e MPB-së, përsëri lidhur me zgjedhjet dhe me veprimet politike të personave të caktuar, parcelave në Vodno, Ryshfet, por edhe shembjen e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit dhe të burgosjes së paligjshme të Lube Boshkovskit.

Më së shumit padi penale janë paraqitur për Mile Janakievski, ndërkaq pastaj radhiten të tjerët.

  • Mile Janakieski – 13 padi penale
  • Gordana Jankullovska – 10 padi penale
  • Nikolla Gruevski – 5 padi penale
  • Martin Protugjer – 5 padi penale
  • Sasho Mijallkov – 4 padi penale

Pesë personat tjerë të paraqitur, në mesatare kanë nga një padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button