GRINDJA

Është dimër!

Duke prit dëborën

po edhe veriun,

u ndrydha.

Por! Reshi! Of! Reshi!

Grindja e “proshkët”.

Më takoi!?

 

Është grindje!

Mendim absurd,

zmbraps shpresë mërdhace.

 

Është grindje!

Gjëmon! E marrosur!

Arsyen matufos,

ndjenja të brishta, sakatoi.

 

Është grindje!

Mallkon! Mallkoi ,

dyndje në lemeri,

të pashkelur.

 

Është dimër!

Duke prit dëborën

po edhe veriun,

u ndrydha.

Por! Reshi! Of! Reshi!

Vdekja mendjemprehtë.

Më mbuloi.

 

Poezi nga Tihi

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to Ana Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button