“Vezët e qyqes” së rrufjanit

[Recension: Dudinkа: Kunati i Llatasit ka pasur seks me Katica Janevën]

Roli i medieve në shoqëritë demokratike nuk është që t’ua lehtësojë punën qeverive, por t’ua vështirësojë me atë që vazhdimisht do të jenë në gatishmëri dhe do ta ndjekin dhe do ta vlerësojnë realizimin e detyrave dhe obligimeve nga ana e tyre. Poashtu, autoritetet duhet vazhdimisht të përkujtohen se kanë përgjegjësi të madhe që me drejtësi t’i praktikojnë privilegjet për menaxhim me resurset shtetërore, për shkak se për këtë kanë fituar mandat nga qytetarët që t’i posedojnë ato resurse.

Ky është njëri nga definicionet e shumta për rolin e medieve, dhe mund të zbatohet vetëm në vendet që me të vërtetë janë demokratike.

Ndërsa vendi ynë, sipas shumë raporteve, e më indikativ është ai i Rajnhard Pribe-s, nuk është shtet funksional demokratik. Në këtë raport vend të veçantë ka gjendja me mediet. Për pasojë, roli i medieve në një shoqëri të tillë, të robëruar, është krejtësisht i kundërt. Sikur të kishin mundësi, ithtarët e një shteti të këtillë kështu do t’i definonin mediet: mediet duhet plotësisht t’u besojnë autoriteteve. Mund të flejnë lirisht në një gjumë të thellë dhe nuk ka nevojë ta përkujtojnë pushtetin për përgjegjësinë që e ka marrë kur e ka marrë mandatin që të menaxhojë me resurset shoqërore!

Kjo hyrje pak më e gjatë për këtë recension ishte e domosdoshme që t’i dalloni parimet në të cilat bazohet përmbajtja që e recensojmë.

Ajo që është edhe më interesante është ajo se përmbajtja përbëhet nga titulli, një fjali dhe një link deri te një përmbajtje tjetër, që nuk është gazetari dhe nuk ia vlen të përmendet.

Дудинка_ Шурата на Латас ја сексал Ка_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_dLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Dudinkа: Kunati i Llatasit ka pasur seks me Katica Janevën

Data dhe koha e publikimit: 27.02.2016 / 14:00

Data e recensionit: 29.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PERVERSITET OFENDUES DHE DUAR TË “PASTRA”

Kur do ta shihni se ka ju ofrohet në titull dhe në fjalinë e vetme hyrëse, keni ndjenjë sikur ballafaqoheni me një lloj “ngashënjimi mediatik”, gjegjësisht sikur dikush ju ofron perversitet mediatik.

Perversitet ka edhe në veprimin e ngashënjimit në këtë përmbajtje mediatike. Është zgjedhur një mënyrë rrugaçërie për t’i mbajtur duart “e pastra”, ashtu që nëse shkruhet një tiltull dhe nëse publikohet link deri te perversiteti shpifës, faji do t’i hidhet përmbajtjes së linkuar.

Procedura i ngjan shprehisë së qyqes që t’i hedhë vezët diku tjetër dhe kjo shprehi qyqare na ndihmon në këtë recension për ta fituar titullin e tij.

Si do që të jetë, nëse i kthehemi perversitetit, ka një urtësi e vjetër e cila thotë se gjithmonë kur luan me fekalje, do të kundërmosh me erë të keqe. Dhe me të vërtetë, në kuptim metaforik, ka mjaftuar vetëm titulli, një fjali dhe një link, që kjo përmbjatje të kundërmojë me shpifje, ofendim, nënçmim…

Duke pasur parasysh se qëllim i këtij agresioni mediatik është njeriu i parë i një institucioni të veçantë, siç është Prokuroria speciale publike, qëllimi i kësaj procedure bëhet shumë i qartë dhe e konfirmon definicionin për rolin e medieve në shooqëritë e robëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button