Krahasimet i bën lexuesi, jo gazetari

[Recension: “Uragani BESA!” në Nerasht, BDI në panik]

Qëndrimet e gazetarit, nuk do të thotë se doemos janë në një sinkron me realitetin. Ky është shkaku që në një lajm, gazetari nuk ka të drejtë të komentojë. Roli i gazetarit është të informojë, ndërsa publiku është ai i cili gjykon.

fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: “Uragani BESA!” në Nerasht, BDI në panik”
Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016

Data e recensionit: 24.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që po recensojmë, bën krahasime dhe pjesa më e madhe e tij është koment.

“Në tubimin e BDI-së në Shkup, është vërejtur aq përkrahje për këtë parti, sa që numri i simpatizantëve prezentë ka qenë përafërsisht ishte i njëjtë me numrin e simpatizantëve në themelimin e vetëm një nëndege të Lëvizjes BESA në fshatin Nerasht të Tetovës”, shkruajti ditë më parë Gazeta Lajm.

Gazetari vetë vlerëson numrin e pjesëmarrësve por pa dhënë as shifra dhe as metodën e këtij kalkulimi. Kjo gjë atë e bën të jetë tendencioz. Të këtilla krahasime të bëra nga vetë autori, nuk janë etike në një lajm. Një “analizë” sikur paragrafi në vijim, autori ka mundësi të njëjtën ta publikojë në rubrikën koment ose opinion. Autori akuzon për diçka serioze dhe të njëjtën akuzë nuk e konfirmon.

Ndërkohë që BDI-ja, parti që 14 vite në pushtet ka problem të madh për të grumbulluar aktivistët e tyre nëpër tubime partiake, kështu përdorin presionin, shantazhet, dhe të gjitha format e ndryshme për t’u dukur një parti “masive”. Por, këtë problem duket se nuk e ka aspak Lëvizja BESA.

Krahasimet dhe komentet e gazetarit, me ose pa dashje kalojnë në propagandë, gjë për të cilën gazetari shkel Kodin etik në rast se ushtron të njëjtën. Fotografitë mund të sjellin një mundësi që të vlerësohet mbështetja për një subjekt politik, por edhe kjo duhet të bëhet me profesionalizëm.

Mjafton vetëm të shikosh fotografitë e publikuara nëpër rrjetet sociale që kanë të bëjnë me tubimet e Lëvizjes BESA, dhe do të vëreni, siç thonë edhe komentuesit se “Uragani BESA” ka përfshirë të gjitha vendbanimet shqiptare, gjë që ka ngjallur frikë dhe panik te BDI-ja.

Autori ka ironizuar edhe me aspektin multimedial. Në një fotografi ka mbivendosur një tjetër fotografi dhe ka shfrytëzuar mundësinë për të manipuluar me realitetin pikërisht sepse dy fotografitë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën kështu që titulli mbetet i pa verifikuar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me i dhénë një Analiz 30vjeçare partive që erdhën dhe shkuan (por shkaterruan shqiptarët deri na bërtham ) gjithat në fillim kishin përkrahjen dhe simpatin e duhur , por nuk punuan për idealin e shqipes as që u munduan për diçka tjetër pos idealeve personale. Kam frikën se këta të “Lëvizjes Besa” po përdorin po joshi popullin e mos dasht Zoti të e pësojn shqiptrët e mjerë edhe me këta të njejtën e kur të kalojn edhe 15vite tjera ta shohim se paska qenë edhe këta si ata !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button