Doganierët maqedonas sekuestrojnë stoli ari “Svarovski”

Autoritetet doganore të Maqedonisë zbuluan dhe sekuestruan 1.500 copë stoli ari“Svarovski”, që do të futeshin në vend nga ana e një shtetase bullgare.

Drejtoria e Doganave bëri të ditur se shtetasja bullgare gjatë hyrjes në vend i kanë theksuar doganierëve se nuk posedojnë asgjë për të lajmëruar dhe se po udhëtonin në Maqedoni për qëllime turistike. Gjatë kontrollit të bagazhit të tyre janë gjetur stolitë e arit dhe argjendit në pesë çanta, të mbështjellura me letra.

Autoritetet doganore theksuan se vlera e këtij malli të ndaluar shkon rreth 420 mijë denarë dhe se me këtë shtetasja bullgare i është shmangur pagesave të doganës dhe lejeve përkatëse për tregtimin e këtyre stolive të arit. E ndaluara është prezantuar si menaxhere e kompanisë “Svarovski’ për Bullgari, Maqedoni dhe Serbi dhe se qëllimi i vizitës në Shkup ishte prezantimi i këtyre stolive të arit. Por ajo nuk kishte dokumente zyrtare dhe ftesë për prezantim.

Lajme të ngjashme

Back to top button