Besimi: Maqedonia nuk ka nevojë për projekte që iniciojnë ndarje

Maqedonia nuk ka nevojë për projekte që iniciojnë ndarje. Maqedonia ka nevojë për simbole që gjenerojnë unitet dhe vlera euroatlantike që reflektojnë diversitetin dhe tregojnë që ne jemi bashkë për të ardhmen tonë dhe vlerat evropiane.

Kështu është përgjigjur zëvendës kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, në pyetjen e Portalb se si do të reagojë Bashkimi Demokratik për Integrim ndaj hovit të VMRO-DPMNE-së për vendosjen e kryqeve.

Zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot ka marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim mes Sekretariatit për cështje evropiane dhe ASHAM. Sipas tij,  kjo është iniciativë e përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe shkencës në drejtim të integrimeve evropiane./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button