Procesi eurointegrues: Maqedonia kërkon ndihmë shkencore për BE

Në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Artit të Maqedonisë (ASHAM) është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi në mes Sekretariatit për çështje evropiane dhe ASHAM, si dhe u formua Këshilli eurointegrues në ASHAM, raporton Portalb.

Sipas akademikut Vllado Kambovski funksioni i Këshillit për eurointegrime pranë ASHAM do të jetë mbështetje ndaj Sekretariatit për çështje evropiane.

“Vetë Akademia nuk ka forcë të mjaftueshme që vet t’i udhëheq këto projekte, për këtë arsye ky hap është i rëndësishëm sepse, shënon një kthesë ka shkenca- një kontribut shkencor për problemet në rrugën eurointegruese.Ne e pamë se për zgjidhjen e krizës politike rruga e vetme shihej përforcimi i procesit eurointegrues”, tha Kambovski.

Këtu hyjnë të gjitha proceset, shton më tutje Kambovski, nisur nga pavarësia e gjyqësorit, mediat, të drejtat e njeriut, etj. “Për këtë është me rëndësi ky takim i joni”, përfundon akademiku Kambovski.

Udhëheqësi i Sekretariatit për çështje evropianë Fatmir Besimi tha se kjo është iniciativë e përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe shkencës në drejtim të integrimeve evropiane.

“Procesi eurointegrues është mjaftë kompleks që kërkon një qasje multidiciplinare. Me qëllim që të vlerësojmë benefitet dhe kostot e këtij procesi, ne duhet të jemi të gatshëm të investojmë për një të ardhme më të mirë evropiane më të mirë të vendit; si për qytetarët standardin e jetesës ashtu edhe për sektorin e ekonomisë dhe biznesit, që të jenë më konkurrues në tregun evropian”, theksoi Besimi.

Në Këshillin eurointegrues të ASHAM janë emëruar edhe Abdylmenaf Bexheti, Luan Starova dhe Blerim Reka./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button