Çitaku-Daçiqit: Nuk kemi frikë të flasim, e kaluara juaj është e turpshme

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur qetësisht zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili replikoi ashpër për fjalimet pozitive për Kosovën.

Çitaku tha se ka kaluar koha kur Kosova merrte leje nga Beogradi se për çka të flas.

Ajo tha se Kosova nuk ka frikë të shikoj të kalurën dhe theksoi se lufta ka qenë e tmerrshme por dallimi është se krimet e sponsorizuara shtetërore nuk mund të krahasohen me veprimet individuale, raporton lajmi.net

“Dua të theksoj se koha kur Kosova merrte leje dhe editonte fjalime nga beogradi ka përfunduar. Ne nuk kemi frikë të tregojmë tregimin tonë dhe të ballafaqohemi me të kaluarën tonë”, tha Çitaku.

“Ka qenë një luftë e tmerrshme dhe në luftë ndodhin gjëra të tmerrshme por askush nuk guxon as të përpiqet të bëj barazim në mes të krimeve të sponzoruara shtetërore dhe veprimeve individuale. Ky po që është dallim dhe ne jemi gati të ballafaqohemi me të kaluarën dhe shpresojmë që edhe serbia të bëj një gjë të tillë”.

Duke folur për pavarësinë e Kosovës dhe ligjshmërinë e saj Çitaku ia kujtoi Daçiqit vendimin  GJND-së dhe si me ironi i tha se gëzohet nga fakti që Daçiqi i quajti marrëveshjet e arritura nga Kosova si marrëveshje ndërkombëtare.

“Kur kemi të bëjmë me të drejtën ndërkombëtare, dua të them se GND-ja ka dhënë një vendim për shpalljen dhe ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe opinioni i qartë se Kosova pati të drejt të shpall pavarësinë dhe ne jemi sui generis dhe ndryshe nga çdo marrëveshje që është duke u zhvilluar”.

“Isha e lumtur të dëgjoj se kolegu nga Beogradi im iu referua marrëveshjeve tona si marrëveshje ndërkombëtare”, tha tutje Çitaku.

Duke folur për dërgimin e marrëveshjes për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, Çitaku tha se edhe Serbia ka dërguar marrëveshjet e arritura në Bruksel në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ritheksoi qëndrimin se Prishtina do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e Brukselit por jo ato që janë në dëm të Kosovës.

“Edhe Serbia ka bërë të njëjtën gjë për marrëveshjen për diplomat dhe i ka dërguar në Kushtetuese. Ne ju sigurojmë se do të respektojmë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel por jo në dëm të shtetit tonë dhe ky është vendimi i GJ.Kushtetuese”.

Ambasadorja Çitaku tha se Kosova është e gatshme për pajtim dhe nuk ka frikë të shikojë nga e kaluara por sipas saj për disa e kaluara mund të jetë e turpshme.

“Gjithashtu dua të them se ne jemi për pajtim por pajtimi nuk mund të ndërtohet në mohim. Pajtimi ndërtohet vetëm nëse shikojmë përpara dhe shikojmë edhe të kaluarën pa frikë ndonëse për disa ky shikim në të kaluarën mund të jetë i turpshëm”, tha në fund Çitaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button