38-vjeçari që do të takojë 730 miqtë e rrjetit “Facebook”

Një 38-vjeçar nga Anglia, i ka venë si qëllim vetes të takojë personalisht 730 shokët e tij në rrjetin social “Facebook”, megjithëse shumë prej tyre jetojnë jashtë shtetit.

Daniel Shaw, u zotua në gusht se do të takonte të gjithë shokët e tij, prandaj do t’i duhet që të takojë të paktën 2 persona në ditë nëse do të arrijë qëllimin e tij.

Ai filloi takimet së pari me gruan e tij e cila doli vullnetare të ishte personi i parë i listës së gjatë. Deri më tani, Daniel Shaw nga Staffordshire ka takuar 129 persona pas vizitës së tij në Birmingham dhe Manchester.

Megjithëse e ka filluar aventurën e tij vetëm me shokët që ka në ishull, së shpejti 38-vjeçarit do t’i duhet të udhëtojë në kontinente të ndrsyhme pasi në listë ka persona të cilët jetojnë në Japoni dhe Australi.

Në fakt, Shaw ka 1 103 friendsa në “Facebook”, por do t’i duhet të takojë vetëm 730 prej tyre.

Vetë ai thotë se ka një kushëri në Gjermani dhe shokë në Australi e Japoni, përndryshe udhëtimet do të bëheshin shumë të kushtueshme bashkë me faturat e hoteleve.

Shaw ka filluar këtë fushatë në mënyrë që njerëzit të sponsorizojnë sfidën e tij, për të ndihmuar Shoqatën e Sëmundjes së Motorit të Neuronit, një gjendje fizike nga e cila vuan njerku i gruas së tij.

I veshur me një bluzë e cila shkruan “Facebook friend”, Shaw pozon në fotografi me çdo shok që ai takon dhe e poston në internet.

Duke dokumentuar progresin e tij në blogun e hapur pikërisht për këtë punë, 37-vjeçari nga Staffordshire ka takuar 50 shokë njëherësh në një festë.

Por nëse Shaw nuk arrin t’i takojë, atëhere do t’i duhet të rrisë mjekrën e tij deri në nëntor të vitit tjetër për të ndërgjegjësuar njerëzit për kancerin e testikujve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button