Kovaç: Gruevski nuk ka kredibilitet në Evropë!

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Laslo Kovaç në deklaratën për Nova Tv ka thënë se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, “nuk ka kurrfarë kredibiliteti në Evropë”.

“Qeverisja e tij bëhet gjithnjë e më jodemokratike. Ideja e kryeministrit Orban është të qeveris me pesë mandate të njëpasnjëshme, defakto rregullat e një partie. Kjo do ishte fundi i demokracisë në Maqedoni. Në Maqedoni, politikat e Gruevskit dhe të partisë së tij janë identike. Ato nuk janë aspak demokratike, janë kundër sundimit të të drejtës dhe kjo nuk shkon në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Kovaç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button