Dhuna është futur nëpër të gjitha rrugicat

Vele Mitanoski, kolumnë – “Dielli do të lindi edhe pa Maqedonas”, Utrinski Vesnik
Kërkojmë pjella të reja, më tërë zërin ftojmë natalitetin, fusim preference ligjore për fëmijën e dytë dhe të tretë, e në të vërtetë sillemi në mënyrë të kundërt.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Si e shpëtoi Andovi emrin nga Gligorovi”, Utrinski Vesnik
Ky karrem me Sllavomaqedoninë është aperitiv ideal derisa në rrjet i ri, i instaluar nga shërbimet zbuluese, e kryen punën nëpër autobusët e Shkupit dhe oborret shkollore duke e zgjeruar urrejtjen kombëtare dhe fetare.

Agim Jonuz, kolumnë – “Asnjë monedhë nuk tingëllon vetëm”, Dnevnik
Fëmijët po na rrihen nëpër rrugë! Sipas treqind e pesëdhjetë arsyeve, por dy janë dominuese. Ajo politike dhe interetnike. Po mbillet e keqja nëpër rrugët që po i asfaltojmë që të shëtisin së bashku. Dhuna është futur deri në fyt nëpër sokaqe.

Mirçe Kovanovski, kolumnë – “ Buxhet dhe tranguj”, Utrinski Vesnik
Edhe tema mbi buxhetin, si dhe skandali me trangujt e helmuara ( sepse rrushi është harruar), mbajnë përparësi me dozë të madhe politizimi, e me pak profesionalitet.

Blagica Sekulovska, kolumnë –“ Ta dërgojmë politikën në pakthim”, Dnevnik
Vëllezër dhe motra të mia artistë, nuk kam lot për ti qarë se sa jemi  për tu qarë. Tërë pluhurin yllor e derdhëm para derrave që tua trasojmë rrugën e fëlliqësirave.

Kole Manev, kolumnë –“ Dhemb nëse e ndryshojmë temën”, Dnevnik
Në shtet të pavarur gropojmë nëpër brendinë e vendit dhe gjejmë artefakte të vlefshme, i lëmë para duarve të banditëve e të cilët lehtë arrijnë deri te ato, dhe i çojnë jo vetëm te fqinjët tonë, por edhe nëpër botë.

Ivana Kostovska, kolumnë –“Taksistët duhet të bëhen ambasadorë të Shkupit”, Dnevnik
Çështjen se  çfarë ambasadorë janë taksistët  e  vendit sikur se e kemi me rëndësi jo të madhe, sa i njohin vendet që janë tërheqëse për turistët, dhe nëse janë në disponim shoqërues ndaj atyre që hypin në veturat e tyre.

Petar Atanasov, kolumnë –“ të investojmë në të ardhmen, e jo në të kaluarën”, Sloboden Peçat
Në vend të streseve dhe frustrimeve, do të  bëjmë një garë të shëndoshë në të cilën të gjithë janë fitues – shkollat, arsimuesit, por edhe fëmijët përmes masave dhe zgjidhjeve stimuluese .

Lajme të ngjashme

Back to top button