Brukseli sërish me rezolutë të kushtëzuar për Maqedoninë

Me 42 vota “PËR” dhe 9 “KUNDËR”, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), miratoi rezolutën për Maqedoninë. Në propozimin e raposrtuesit Ivo Vajgëll, Rezoluta përmban rekomandim të kushtëzuar nga Këshilli Evropian (KE) për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rekomandimi i kushtëzuar varet nga përfundimi i krizës politike me organizimin e zgjedhjeve të suksesshme më 5 qershor. Kjo Rezolutë i referohet raportit të progresit për Maqedoninë, që para fundit të vitit të kaluar e dorëzoi Komisioni Evropian.

Për Rezolutën që e votoi Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në takimin e radhës në Strasburg do të votojë e gjithë përbërja e Parlamentit Evropian në seancë plenare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button