Çitaku e Daçiq, kundërshtuan njëri tjetrin në OKB

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, replikat në mes Ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut dhe Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, nuk munguan.

Ambasadorja Çitaku gjatë fjalimit të saj, ka thënë se pajtimi në mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm kur serbët t’i pranojnë krimet që kanë bërë ndaj kosovarëve, dhe të kërkojnë falje, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kësaj deklarate të Citakut Daçiq i kundërpërgjigj se ajo s’mund të flasë për krimet ndaj kosovarëve, pa i përmendur edhe krimet kundër serbëve.

Kundërthënie në mes përfaqësuesve të dy shteteve pati edhe kur u përmend Asociacioni i Komunave Serbe.

Ministri Daçiq tha se mos-zbatimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit, përcjellë një mesazh negativ edhe për serbët në Kosovë, por edhe për Brukselin.

Ndërsa, Ambasadorja kosovare, i ka thënë se Prishtina do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, por jo ato që shtrembërojnë funksionimin e shtetit të Kosovës. Çitaku në OKB, ka thënë se marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, do të krijohet vetëm në bazë të udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Ministri i Jashtëm Serb, i ka falënderuar të gjitha vendet që nuk e kanë njohur shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës, jo për shkak se këto vende kanë respektuar Serbinë, por për shkak se e kanë respektuar ligjin ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button