Si e pashë shipen n’udhkriç, e kum ditë se do krajsje diku

Sahati dhajt. D. del t’sosje doni punë n’administratë, jet te sporteli i taksave për radiodifuzion ene t’DTP-së. Ja kanë bllokau llogarinë atij me xhith familje, tu pagjujt rregullisht. Atej s’sportel, ni grue. Mas shpajne ene do gra qera, shkarravajtin kurse po shkrojnë donisend. D. i pajtën: Pse? Une kum pagjujt si gërkon ligji. Çullon ajo gruja e sportelit napër letra, çullon, ene ma mas e ngre krajet:

Ktau n’letërnjoftim, thotë, te taj nuk e kanë shkrojt n’cëllin kat rron. Te kto qert e kanë shkrojt – kati i dit. Pra tej nuk ije kati dit. Ku ije, n’hava?

Si be n’hava?

A n’kat a n’hava, i thot gruja e sportelit, s’kam vakët për taj – çit paret, pagjuj ene shko!

D. hakatën t’mirret vesht me atë grue, kot. I kallxon se shpaja veç ka di kat. A e shkron katin a nuk e shkron letra e njoftimit, shpaja asht çajo. Shpaja jeme, thotë. Me di kat. Qetër s’ka. Çllohet numri i rrugës, jo kati. Masanej at katin e ditë hala s’e kum marau. N’at kat nuk rrajmë. Ajo gruja e sportelit e çllon pak si shtremët ene n’at t’çullaume aj e shef ni xixë t’përçeshmje. N’fund ajo ja ban me dorë, demek – baju. Ato gratë xhi i ka mas shpajne kjo e sportelit najsin t’hangarizen. Ni pjakë, nja tetdhetë e pes-xhasht vjeç, çi asht mas atij, i thotë kadalez:

“Lee, or zotnajë, se kto ta bojn ene ma keç. Shko epu pare, se çare qetër nuk ka. Mos e gërko belanë. T’vajn ato t’sigurimit”…

D. e çlloj ene ni herë atë gruen e sportelit, ja pa atë ftajrën e madhe, ene gjerdanin e vjamit nër mjekër ene ju kujtau porezniki, Jovani i para katërdhajt vjetve. Ej xhi m’u kujtau aj lugjat mu? pajtën me za t’hunxhët. Aj Jovani çi vajnte me milic ene ta mirrte lopën për dhajt pare porez! Ju dridh shtati. I ep hapit ma frajk, largohet pi rendit t’gjatë t’taksiratlive çi pagjujn kot për radiodifuzion, thken prap ka shpaja pa sos punë, tajm çet. A bahet kshtau to t’i nalin xhith ato pare kot e kot? thot ene ftajra e Jovanit ene e asaj grues s’sportelit veç i sajllen napër ment e i dalën para sajsh. I shkojnë mas si hije. Jovani na vajnte napër shpaja, ksaj grues s’sportelit duhet t’i shkojmë vet t’na rrepje. Bre, nanën m’shkoj jeta tu m’ba pjaçkë poreznikët.

Najset n’kam. Ku do theje çafën – n’shpaj. Nuk don t’hipje n’alltopus, ani se e kanë ba pa pare për pensionista ditve t’premte, demek se çe na va bajmë gajlen pjeçve. Na e bajnë gajlen shaum, mos pajt – kini t’i marrën paret me grusht, kini demek se… Hajt se po va luj, e çet pi barki ni t’shame D. Tu u kujtau kshtau mrrajn te udhëkriçi ngat shpajs vet n’muhallën e T., kur, xhi me pa: e kanë vendos ataj ni shipe bajgji t’madhe. Haj-haj, thot vejt me vejti. Majr a kjo punë, po ta shofëm xhi do krajsje mas ksaj seee. Ke si ke, D. mrrajn n’shpaj. I lodhëm sa s’ka.

Ja ep, shtrajhet n’kauçin e vet t’vjetër para tevevizorit. Nifarë ndjenje e çuditshme i kapërcen napër gjiks si ajo rrajma e visë çi rredh rreth kepit n’bjeshkë ene bahet si ni dorë e padukshme çi i hapën dritaret t’çllojsh napër kujtime. Nuk donte sot t’kese punë me kujtime, se boll ju kujtau Jovani, po u hap dritarja e n’sicëllin qosh, n’sicëllin send t’shpajs a mçef doni kujtim ene folën me ni za pa gjojë për momente t’jetës napër vjetët çi kanë hik.

E çllon sobën e vet ene i kujtohet sa kishte hek tu e marau kot shpaj. Caullt e imë i kishte, aj u desht t’i lane grue e caull ene t’shkoje se e diferencaun “nga pozitat e nacionalizmit e separatizmit shqiptar. D. as s’e dinte xhit janë ato fjalë çi u banë sebep ta çesën n’sokak ene ta lanë pa punë, po e pa se s’kishte merhumet n’ato situata. Deshti s’deshti ja mathi për Zvucër. Caullt dojshin buk. Agje katër vjet i bani me buk thatë ene doni konzervë. Ej boll kum hek, be! Ngrajhet e mushën ni bardak ujë se i duket se zarrmaja ju derdh ftajrës.

I le ato kujtime t’Zvicrës. Nuk i le, po u hikën. Majrpo ajo rrajma e ndjenjës prapë e shotajtën terma-teposht napër kohë. Prapë kujtime. Sa e shef doni copë mobilje, ni kujtim qetër i lidhet me nevojën çi kto kujtime mos t’harrohen, se nuk ishte ket zi n’jetën e atij. Ka pas ene doni moment t’majr.

 

Përmaj vitrinë e shef ni rend me libra ene ni çantë e vjetër maj libra. Dihet ma, çilet dritarja e kujtimit kur ka pas shku n’shkollë fillore. Sa majr. Ki kujtim e ma, s’e lëshon. I najn n’kujtesë ene zanet e caullve t’shkollës. Prajt, prajt, i thot vejtit, ene munohet t’i xheje emnat e shokve ene t’shoçeve t’klasës. Nja katër a pesë i xhen, qert i ka harrau. Phu nanën!

Nuk i vajn majr çi i ka harrau, se ato ditët e shkollës kanë kanë momente kur rroja duket njer diku e heshme, e lezeçme. A thau ku janë ato caull t’atëhershëm?

Sicëllin moment t’caullnajs kujtesa ta çet me ka ni ritual t’vogël. Çe njani: ni ditë t’atëhershme ke lujt futball me top t’maraum pi stelave ene ka fitua ekipi jot. Ke ardh ket qejf n’shpaj, majrpo n’shpaj ke hangër qitek pi babës xhish pse ke lujt futball. Si luhet me top? E din taj çi t’pafetë kanë lujt ashtau me krajet e ni pejgameri! Kshtau atëherë ene atë ditë gzimi t’fudballit ta kanë ba pelin. Ni qejf t’vogël e ke pagjujt shtrejt: me dajak! Hë, ku ke fjala te rituali, se nuk e çita n’fund… Tej thkehesh pi shkolle, me topin me stela n’strajcën e amerikës, ene shkon n’mashën e mçefën topin. Për ditë. E mlon me kashtë ene lutesh me fjalë caullësh mos ta xheje dokush. Nesër do t’duhet prapë. U duhte t’ruhet topi majr se n’atë kohë ene stela nuk kishte për t’fugë.

D. u hikën kujtimeve t’Zvicrës, po ktine t’caullnajs ene t’kataundit ku ka le e ku a rrajt s’ën u hikën. Ato e man për pallte. Xhi do boje, i shkreti, hecën, hecën napër kujtime e mrrajn te kto ditët e soçme. Ma shaum ka hek se sa çi a knaç. Xhi ka ndrrau pi atëherë? Doni send ka ndrrau, doni send jo. Me shpajrt ke met çaj çi ke kanë kur i ke pasë xhasht-shtat vjet, takatin s’e kije ma, mendon. Tahi nuk lun futball se s’t’njojn kamt, ama futball lun me taj kush mrrajn. Hë, ene dajaki s’ta hekë. Atëherë baba xhish, porezniki, partija, tahi pushteti, komisari, prapë partija! E pae xhi tha ajo gruja tu prajt n’rend agje për taksën e radiodifuzionit:

“Lee, or zotnajë, se kto ta bojn ene ma keç. Shko epu pare, se çare qetër nuk ka. Mos e gërko belanë. T’vajn ato t’sigurimit”… Demek se rraj be burrë e mos fol se e ha ni qitek ene t’jet ngat. Kush do t’proje taj? A partija? Hiçmu be partisë! Si atëherë, si sot, veç partija çllon të t’rrepje për s’xhalli. Kur t’lavdrohet partija dije se lan ni groshë pa ujë, kur t’thotë se do boje ni send t’majr, prajti dhajt t’kçija. Si atëherë kur e praun përmendoren e Skenderbeut… Ato t’partisë e praun, e vunë meni qosh, si mas shpajne, kur t’ja dha ajo partija joshqiptare mas ni kohe – i bani niçin përmendore t’mdhoja, ket me kol ene me hajvanat qetër, me revole, me kama, me thajka n’dorë.

Ej do m’i lujn ment kto kujtime. Hika! Do dal. Thash, ma shaum ka idhtaja n’kujtime se xhana t’majra. Dola t’marr pak ajr t’pastër. E gërkon çelsin, s’e xhen. Ej nanën, po sa e çela derën, sa hina mrenda n’shpaj. Ku met aj i lujtëm dade çels? Hunxhet prap në kauç. E lshon televizorin. Drejt e me t’parën – lajmi: n’Butel marohet ni kriç i madh xhashthajt metre.

Çe, thot me vejti D., ja najsën kto. Kto janë mjeshtrit e kujtimeve t’kçija. Nuk e kanë se janë fetarë t’majr, jo. Ato çi e shajnë Zotin ma projkan fenë! Qetërkund rrafën ato. Dun t’bojnë nifarë munifajkllajki. Dunë t’i rrejnë fuqitë e mdhoja se ato, demek partitë maqedone, kanan t’krishtenë t’majr e na kanemi myslimanë çi rrezikojmë Evropën. Haj sherr e sherr! Harrojnë se vetë thonë se maqedont muslimanë e folkan maqedonishten ma t’pastër. Prajtni, a paska ene maqedonë muslimanë, a? Po ka kur u duhen atine, ka ene maqedonë muslimanë. Kur s’u duhen – s’ka. Kur s’u duhet ato janë myslimanë, ja shqiptarë. Harrojnë se na si komb kimi trej fe: myslimanë, ortodoks e katolikë. Trej fe imi ama s’kimi probleme me vllaznit tonë shqiptarë, ortodoks ene katolikë. As nuk përzihna doniherë a janë ato orthodoks a janë muslimanë. Punë e atine asht. Nejse. Ku kem? Hë po, te kriçi. Mos ta zgjati, thotë D. Une si e pashë shipen te udhkriçi, e kum ditë se do krajsje diku. Po kur i bojn ato t’partisë maqedone kto marifete, kur e bojnë ni plan t’krajsje, ma përpara i lëshojnë kto tont t’bojnë doni thërrmajë “trajmanje”. Bie fjala, e bojnë tont ni universitet – ato, hop, ja rrasin di univerzitete, e venë tont ni shipe, ato t’ja fajtin ni kriç xhashthejt metre ene doni kishë me pare t’buxhetit ene nja dhajt pesmdhajt përmendore. Ni xhamajë e bojnë tonët me pare t’popllit – ato dhajt kisha, prapë me pare t’shtetit ene plus i marrën kishat tona ortodokse e i fajtin nër ksulën kishës s’vet.

D. e fajkën televizorin, po ajo rrajma e ndjenjës çi ja ban zemrën t’rrafe ma frajk – s’e le rahat. Ajo asht muza çi i thonë poetët. Ajo përpushën napër vjetët çi kanë hikë ene napër kto ditë t’turbullta kur mjeshtrit errsajnës bojnë kujtime t’kçija. Ja çet përpara ma shaum ato momente çi e bojn t’dale pi likurës s’vet, po ma mas si duket asaj rrajmës i vajn keç. Ma n’fund ajo rrajma e xhen ni moment për merak: ki tu e prajt n’bafçe, rreth prrojt me fjoska ene lule shqerash përanash, ajo tu ardhë me buzë n’gjaz, me dimija t’bardha ene me kmajsh t’munashtë. Era e lentë lun me fjokët e asaj… E harron xhirollogarinë e bllokaume, e harron atë gruen e sportelit me gjerdanin pi vjami nër mjekër, e harron Jovanin, Zvicrën… S’ka si aj moment kur i vajn ajo me naze te vija…

Masanej t’shkretin e ze sevdaja ene ze xhumi. Sahati nja mas mesnate.

Nesër do krajsje prapë lodra napër sportele. Nesër mjeshtrit e errsajnës do dalën me doni projekt qetër.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button