Gazetarët nuk guxojnë të punojnë sipas direktivave

[Recension: Njeriu i parë i KSHZ-së punon sipas direktivave]

Kronika i ka harruar rregullat kryesore të gazetarisë. Ajo është e inspiruar nga fjalimi i anëtarit më të spikatur të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimoskit, dhe menjëherë pasi Dimovsi mbajti konferencë për shtyp, në të cilën i bëri thirrje KSHZ-së të mbajë mbledhje të hapur, filluan akuzat ndaj kryetarit të KSHZ-së.

“Tre ditë pas thirrjes së VMRO-DPMNE-së që të mbajnë mbledhje pulike në të cilën do të marrin pjesë nga dy anëtarë të katër partive politike që të konstatojnë se ku janë problemet me pastrimin e listës zgjedhore, njeriu i parë i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski njoftoi me shkrim se janë duke bërë komletim kadrovik të ekipit.”

Artikulli harron se Komisioni shtetëror zgjedhor është organi i pavarur dhe vetë vendos për punën e tij.

sitel1Linku deri te artikulli origjinal: Njeriu i parë i KSHZ-së punon sipas direktivave

Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016, 16:09

Data e rcensionit: 26.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

PA DIOPTRI GAZETARESKE

Teksti është jopërmbajtësor dhe joobjektiv prej fillimit deri në fund. Është bërë me idenë për ta diskredituar kryetarin e KSHZ-së dhe për ta vënë në pikëpyetje profesionalizmin e tij.

Kështu, për shembull, është transmetuar komunikata e KSHZ-së, mirëpo ajo komentohet dhe me këtë rast haptazi kritikohet shefi i KSHZ-së.

“Siç thuhet në komunikatë, në shpalljen e parë nuk janë paraitur numër i mjaftueshëm i informatikanëve dhe për këtë arsye pjesërisht do ta përsërisin procesin. Me arsyetimin e Çiçakovskit se nuk kanë numër të mjaftueshëm të punëtorëve, për ekspertët juridikë kjo është vetëm një alibi që të mbështetet qëndrimi i LSDM-së opozitare për shtyrjen e zgjedhjeve.

KSHZ-ja është e obliguar të sigurojë mbështetje teknike dhe realizim të zgjedhjeve prej momentit kur kuptohet vendimi për shpërbërejn e parlamentit…”

Ekspertët juridikë, janë përmendur pa emër dhe mbiemër dhe pa detaje të tjera që do të tregonin se prej cilëve analistë është kërkuar mendim. Me këtë, nuk u jepet mundësi shikuesve që vetë të vlerësojnë se a do t’u besojnë ose jo.

Nga ana tjetër, teksti nuk konsulton ekspertë që do të sqaronin se a ka kohë dhe sa kohë nevojitet për pastrimin e listës zgjedhore, por mbështetet në konferencën për shtyp të anëtarit të Komitetit ekzekutiv të MRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov. Gjatë përgatitjes së kronikës deklaratat e tyre janë marrë si reper i vetëm, pa asnjë distancë kritike. Rezultati është publikim mediatik pa dioptri gazetareske, që i ngjan materialit nga buletini partiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button