Gjatë stuhisë së borës dy alplinistë humbin jetën

Shërbimet e shpëtimit në Spanjë kanë gjetur trupat e pa jetë të dy alpinisteve të cilat i ka goditur stuhia e borës në pjesën lindore të vendit.

Qeveria rajonale e Valencias njoftoi se dy gra janë gjetur vonë të dielën në rajonin e malit Tinenca de Benifassa, ndërsa një mashkull i cili ka qenë me ta është shpëtuar dhe transferuar në spitalin më të afërt.

Tre personat të moshës mes 45 dhe 50 vjeç, u nisën për shëtitje të shtunën në mëngjes, por shpejtë hasën në situatë të vështirë të cilën e shkaktoi stuhia e fuqishme.

Siç njoftohet, alpinistët thirrën në ndihmë shërbimin emergjent, por kushtet e vështira klimatike vështirësuan kërkimin e tyre që rezultoi me vdekjen e dy personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button