Të paktën 30 të vrarë nga dy shpërthime në Somali

Të paktën 30 njerëz janë vrarë në dy sulme të njëpasnjëshme me bombë, në Somali, në qytetin Baidoa. “Numri i të vdekurve ka arritur në 30 njerëz, të gjithë janë civilë dhe 61 të tjerë janë lënduar, në mesin e të cilëve 15 të lënduar rëndë”, ka thënë guvernatori i rajonit Bay, Abdurashid Abdulahi. Fillimisht, një veturë bombë goditi një restorant të njohur, në një zonë të ngarkuar, pasditen e së dielës, ndërsa një sulmues vetëvrasës hyri në mesin e njerëzve që po përpiqeshin të iknin nga shpërthimi. Xhihadistët e grupit Shebab, që kanë lidhje me Al-Qaedan, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button