Në trend balluket në kombinim me gërshetin (VIDEO)

Kjo frizurë bëhet në atë mënyrë që t’i krihni mirë flokët dhe drejt të lidhni bishtin lart.Ndani një pjesë të flokëve, të cilat i përshtaten dendësisë së dëshiruar të ballukeve të rreme, dhe mbështillni në drejtim të ballit.

Gjatësinë e ballukeve e përcaktoni në raport me skajet e flokëve, transmeton Telegrafi.

Formoni balluket si edhe te frizurat e mëparshme dhe kapni me shnolla dhe, natyrisht, sipër asaj pjese tërhiqni shiritin e flokëve.

Pjesën e mbetur të bishtit shprisheni në mënyrë të çrregullt, shtrëngojeni dhe bëjeni gërshetin, të cilin, gjithashtu e fiksoni me shnolla. Kjo është frizurë për çdo rast.

Balluket e rreme mund t’i formësoni sipas dëshirës, t’i thani me tharëse flokësh, t’i hekurosni dhe t’i bëni me llak flokësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button