Ky është filmi që ia mori nga duart Oscarin ‘Shok’-ut (Video)

“Stutterer” është filmi që i mori nga dora filmit kosovar “Shok” çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë në Oscar.

Por, çka është veçantia e këtij filmi mund të lexoni një analizë nga Eric Jukes, të cilën e ka publikuar në “Close-upfilm”

Filmi 13 minutësh, irlandez, paraqet jetën e një memeci, i cili është në kërkim të dashurisë, të cilën nuk mund ta shpreh me fjalë.

Matthew Needham portretizon Greenwoodin, një memec, i cili ka shumë vështirësi që t’i nxjerr fjalët, por që ka “zë të brendshëm” që është elokuent dhe i mprehtë, transmeton Koha.net.

Çdo natë, shpesh herë me orë të tëra, ai shkëmben mesazhe përmes rrjeteve sociale me Ellie, e portretizuar nga Chloe Pirrie. Në prag të përvjetorit të tyre të gjashtë, Ellie i dërgon një mesazh Greenwoodit lajmin befasues se ka udhëtuar drejt Londrës dhe do të qëndrojë atje për disa ditë, ndërsa e pyet nëse do të dëshironte që të mos fliste online, dhe të dilte me të takohej për herë të parë fizikisht.

Dhe këtu është momenti kur gjërat fillojnë të marrin një kahe tjetër. Për një memec, i cili jeton dhe punon vetëm, “pothuajse i padukshëm për syrin e lirë” në “artin e vetë-keqardhjes” dhe me “zero aftësi komunikimi” propozimi për t’u takuar ballëpërballë me Ellien është me të vërtetë i frikshëm për të.

Për realizimin e filmit ka folur edhe një njeri me këtë “paaftësi”, Anthony Davis, që vuan që nga mosha 7 vjeçare. Ai thotë se, “filmi është shumë bindës, poetik, një portretizim fantastik i sjelljes së një memeci”.

Realiteti, Davis thotë, është se kjo paaftësi është një problem që nuk mund të fshihet, as të maskohet, as të shmanget, pa marrë parasysh se sa mundoheni ta bëni një gjë të tillë. Greenwood paraqitet duke u munduar ta bëjë një gjë të tillë, duke mësuar gjuhën e shenjave, por që është mjaft problematike. “Askush nuk dëshiron të perceptohet si i shurdhër, apo me paaftësinë që të flasë rrjedhshëm”, është shprehur ai.

“Stutterer” është krijuar nga regjisori Benjamin Cleary, me producent Shan Christopher Ogilvie dhe Serena Armitage është bërë me një buxhet prej vetëm 6300 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button