fbpx

Oskarët shqiptarë në Shkup – Fituesit e “Milingona e Artë” 2015 (FOTO)

Një natë e madhe me emra të mëdhenj që u nderuan dhe u vlerësuan me dinjitet. Kjo ishte mbrëmja Oskar e shqiptarëve të Maqedonisë – “Milingona e Artë” 2015

Në një natë gjithë klas e glamur dhe me plot dinjitet për herë të katërt u ndanë të dielën më 28.02.2016, çmimet për arritjet e vitit “Milingona e artë 2015”.U ndanë çmimet për nëntë kategoritë garuese si dhe u nderuan personalitete të shquara shqiptare. Prezenca e tyre në sallë solli madhështi për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

Fituesit e këtij viti në nëntë kategori janë:
Arritja e vitit në Sport:                                                                                   Jasin Rexhallari, Mundës
Arritja e vitit – Talente:                                                                                  Murat Zherka, Regjisor
Arritja e vitit në Artet Pamore:                                                                   Nevzat Bejtuli – Kica, Piktor
Arritja e vitit në Muzikë:                                                                                               Blla Blla Blla, Rock alternativ
Arritja e vitit në Botimet Shkencore, Letërsi dhe Publicistikë:                     Lindita Ahmeti, Poete
Arritja e vitit në Muzikë Klasike:                                                                    Shkëlzen Baftiari, Pianist
Arritja e Vitit në Ndikimin e Kulturës – Institucione:                                          Tetari i Tetovës
Arritja e Vitit në Media:                                                                                           Alsat M – Lajmet
Arritja e Vitit në Artin Skenik:                                                                          Qëndrim Rijani, Regjisor

Ndër 300 të ftuarit në evenimentin e sivjetshëm, të pranishëm në sallë ishin figura eminente të shqiptarëve të Maqedonisë nga bota e artit, shkencës, sportit dhe biznesit.

DY ÇMIME KARRIERE :

Emocion të veçantë gjatë natës gala dhanë momentet e ndarjes së çmimeve të karrierës grupit legjendar Teleks si dhe profesorit, studiuesit të gjuhës shqipe Remzi Nesimi. Teleks u shprehën me shumë emocion se në karrierën e tyre dyzetvjeçare, ky është çmimi i parë i tyre dhe mirënjohja e parë nga Maqedonia, vendi prej ku ata burojnë.

Moment tjetër i veçantë ishte dhe video prezantimi nga violinisti i Filharmonisë së Vjenës, Shlëlzen Doli i cili këtë vit është mbështetës i kauzës së “Milingona e Artë” 2015, që ka të bëjë me mbështetjen e artit si forma më efektive e afirmimit të vlerave shqiptare në rrafsh global. Për këtë ai mori dhe mirënjohje.

MIRËNJOHJE:

Mirënjohja e Milingonës për këtë vit, shkoi pë fondasionin “Peshku i artë”. Një organizatë që plotëson dëshirat e fëmijëve me sëmundje të rënda. Një përkarhje të madhe morrën edhe në sallë nga secili që ishte prezent për punën e tyre të shembullt!

PROMOTOR I VLERAVE SHQIPTARE:

Gjithashtu, moment emocionues pati fituesi i mirënjohjes për promovimin e vlerave shqiptare, që këtë vit ishte Zllatko Origjanski. Ai tha se në karrierën e tij “ky ishte i vetmi çmim që ka marrë”.

Mbrëmjen e veçantë e drejtuan Jehona Shaqiri, Genci Mirzo dhe Mali Krifca, kurse skenari dhe regjia ishte e Suleman Rushitit.

Sponsor të eventit të këtij viti ishin:
“Milingona e Artë” u zhvillua për herë të katërt me radhë, me mbështetjen e sponsorëve:
Telekomi i Maqedonisë – sponsor gjeneral, si edhe mbështetësit e tjerë BIMILK, Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, Zlaten Dab, Unioni Finansiar Shkup, Sparkasse Bank, UNIQA, EVN, Porsche Maqedoni, Qyteti i Shkupit, Fondacioni DAUTI dhe EKOSHARR. Partnerët mediatik: Alsat M, Skrin Media, Portalb, Novatv dhe Telegrafi.

Juria e sivjetme ishte në përbërjen e Ibrahim Mehmeti, Lulzim Haziri, Amernis Nokshiqi, Blerim Saiti, Nora Halimi dhe Arben Asllanaj. Mbrëmjen e hijeshuan edhe instrumentistët Ylber Aliu, Taulant Rrucaj dhe Ardit Stafaj.

Organizatorët thonë se shprehin kënaqësi që evenimenti po merr peshën dhe rëndësinë e duhur. Sipas tyre që të gjithë 42 të nominuarit, “na bëjnë krenar dhe më të mirë të gjithëve jo vetëm si shqiptarë, por dhe gjithë Maqedoninë”.

DSC_0636

 

DSC_0932 copy

 

DSC_1079

DSC_1326

DSC_8797

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close