Prej titullit spektakolar deri te debakli gazetaresk

[Prej spektaklit mediatik deri te debakli moral – Virusi Zaev vdekjeprurës për opozitën]

Ky tekst aspak nuk i ngjan artikulli gazetaresk, për shkak se në vete nuk përmban asgjë nga ajo që në bazë të rregullave duhet ta përmbajë një artikull gazetaresk. Në fakt, në këtë artikull nuk ka informatë, nuk ka burime, ai është jotërësor dhe komentues, përpjekje e zbehtë për manipulim.

Од медиумски спектакл до морален дебакл – Вирусот Заев смртоносен за опозицијата zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Prej spektaklit mediatik deri te debakli moral – Virusi Zaev vdekjeprurës për opozitën 

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2016

Data e recensionit: 23.02.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

OPOZITA – OKUPATORE?!

Ky artikull gazetaresk përpiqet që lexuesit t’i sqarojë dhe t’i paraqesë se çka ka treguar aksioni i parë i Prokurorisë speciale, me titull “Titaniku”. Me këtë rast për pretendimet e bëra nuk ofrohet asnjë dëshmi, asnjë fakt. Nuk theksohet se kush ka ardhur në këtë përfundim, por vetëm tentohet të bëhet spin dhe të krijohet një pasqyrë tjetër te opinioni.

“Opozita nuk e ka ndërrmend ta demokratizojë shoqërinë, por ta okupojë atë.”

Këtu nuk është e qartë lidhja faktike e opozitës me Prokurorinë speciale dhe me aksionin “Titaniku”. Si ka mundësi që ngritja e padisë penale për vepër të kryer penale nga ana e PSP-së të ketë ndonjëfarë lidhje me përpjekjen e opozitës për ta demokratizuar shoqërinë, e madje edhe ta okupojë? Nuk është dhënë asnjë dëshmi konkrete për atë se si mendon opozita ta “okupojë” shoqërinë.

“Prokuroria speciale e lëshoi një mundësi të madhe për ta kthyer besimin te gjyqësia dhe tregoi se vepron si dorë e zgjatur e Zaevit dhe mentorëve të tij të huaj.”

Prokuroria speciale u formua mu për shkak se besimi në sistemin gjyqësor është humbur dhe prokuroria nuk mund ta kthejë besimin në gjyqësi, duke pasur parasysh se lënda “Titaniku”, të cilin e ngriti PSP-ja udhëhiqet në Gjykatën Penale. Poashtu, është e paqartë se si PSP-ja ka treguar se vepron “si dorë e zgjatur e Zaevit dhe mentorëve të tij të huaj”. Dhe kush janë ata mentorë të huaj?

VIRUSI ZAEV!

“Standardet profesionale te mediet që kanë qejf të quhen të pavarura, asnjëherë nuk kanë qenë në nivel më të ulët, ndërsa gazetarët opozitarë asnjëherë nuk janë mbështetur më shumë në gënjeshtra dhe manipulime, n vend të fakteve dhe argumenteve.”

Dhe këtu përsëri mungojnë argumentet dhe shembujt për atë se në çfrë mënyre janë dëmtuar standardet profesionale, nuk është theksuar se cilat janë ato medie që “pëlqejnë të quhen të pavarura” dhe në çfarë mënyre gazetarët opozitarë janë mbështetur në gënjeshtra dhe manipulime. Në artikull flitet për fakte dhe për argumente, e mu kjo është ajo thelbësorja që mungon në të.

“E gjithë kjo, çon në një përfundim – virusi zaev, që shkakton erozion të plotë të vlerave morale dhe etike njerëzore është i përhapur seriozisht jo vetëm te bashkëpunëtorët e tij më të afërt, por edhe te prokurorja publike dhe në mesin e trumbetave të tij mediatike.”

E gjithë kjo çon në një përfundim tjetër: se ky tekst është përpjekje e zbehtë për manipuli me lexuesit, i cili i ngjan çdo gjëje, përveç produktit gazetaresk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button