Rugova e Surroi kërkuan bashkimin kombëtar

Portali republika info, i afërt me zëvendëskryeministrin e presidentin e votuar në fundjavë në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar për takimin e përfaqësuesve të Kosovës, Ibrahim Rugova e Veton Surroi me sekretarin amerikan të Shtetit, Lawrence Eagleburger, në Beograd, më 26 shkurt të vitit 1990.

Shkrimin, të bazuar nga një kujtim i ish- ambasadorit amerikan të asaj kohe, Warren Zimmerman, që e ka vendosur në librin e vet: “Origjina e katastrofës” (botuar nga Times Books, Random House, New York 1996), portali, madje e quan edhe dokument.

Ky shkrim, më pas është transmetuar edhe nga portale të tjera gazetaexpress dhe dhe gazetablic.

Çdo gjë në rregull sikur ky shkrim të mos kishte të pavërteta që nga titulli bombastik e deri te shpifjet, keqinterpretimi dhe keqpërkthimi gjatë shtjellimit të shkrimit , i qëllimshëm, i përmbajtjes së kujtimit të ish- ambasadorit amerikan.

Natyrisht, portalet nuk e marrin në konsideratë faktorin dhe as evoluimet politike që u bënë te të gjithë popujt e ish- Jugosllavisë, edhe te populli shqiptar, e me këtë edhe te udhëheqësit e tyre.

Të analizohet një periudhë dykuptimëshe vetëm me interpretimin që e do ose e kërkon me ngulm kundërshtari me motive politike, nuk është zbulimi i të vërtetës. Përkundrazi, është pështjellimi i saj dhe krijimi i hutisë tek opinioni me qëllimin që të mbulohen shkeljet e tashme të të gjitha llojeve në Kosovë, e në veçanti kapja e shtetit nga disa punëdhënës të portaleve.

Ky është vlerësimi që Zimmerman i ka bërë takimit të Eagleburger me Rugovën e Surroin:

“Grupi nga Kosova ishte impresiv dhe i artikuluar. Ibrahim Rugova, prijës i partisë shqiptare nga Kosova, tha që Kosova duhet të jetë autonome brenda një Jugosllavie konfederale. Për t’u larguar nga kontrolli serb, ai favorizonte një dialog me qeverinë federale të Markoviqit. Veton Surroi, një shqiptar i ri me një anglishte të përkryer, tha se populli i Kosovës nuk e pranonte pushtetin serb por as favorizonte pavarësinë, një qëndrim që do të ndryshojë së shpejti”.

Në këtë takim është thënë qartë nga të dy pjesëmarrësit se Kosova nuk dëshiron mbetjen nën pushtetin e Serbisë.

Evoluim qëndrimesh politike mund të ketë, varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve gjë që edhe ndodhi.

Por kjo iu intereson portaleve të përmendura. Po të mos ishte kështu, ata do ta gjenin edhe një shkrim tjetër nga një diplomat tjetër për Ibrahim Rugovën e Veton Surroin.

Për shembull, ja një citat nga libri “Diplomaci në teh” (Woodrow Wilson Center Press, Washington DC, 2007) i Gert Ahrensit lidhur me këtë dyshe politike :

“Në dhjetor 1991, gjatë një udhëtimi në Kosovë të nga një anëtari të ambasadës gjermane, britanike dhe norvegjeze në Beograd, Rugova kërkoi një shtet gjithëshqiptar nëse Jugosllavia zhbëhej tërësisht, ndërsa në një takim të veçantë me Veton Surroin…ai shprehu bindjen e tij se përfundimisht do të ketë një Shqipëri të bashkuar…”.

Tani, si na qenka kërkuar mbetja nën Serbi, kur në rastin e parë është kërkuar largimi i pushteti të saj nga Kosova, e në rastin e dytë Rugova kërkoi shtet gjithëshqiptar e Surroi bashkimin kombëtar e Surroi bindjen se do të ketë një Shqipëri të bashkuar?.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button