Zvogëlohet numri i emigrantëve në Gjevgjeli, në Idomeni mbi 5 000

Në Qendrën transite të pranimit Gjevgjeli momentalisht ka vetëm rreth tridhjetë emigrantë të sapoardhur, që do të thotë se kampi është gati i zbrazët, informuan nga Qendra rajonale e Gjevgjelisë për menaxhim me kriza, njofton MIA.

Rreth 500 emigrantë nga Siria dhe Iraku, të cilët gjatë vikendit ishin në kamp, sot në mëngjes me tren u larguan nga Gjevgjelia drejt Tabanocit, kumtuan nga QMK prej ku edhe konfirmuan se edhe më tej nuk lejohen emigrantë nga Afganistani.

Nga ana e kundërt e vendkalimit, situata është e tensionuar, por tani për tani mbahet nën kontroll nga policët grekë, sipas të cilëve, numri i emigrantëve të grumbulluar lëviz diku mes 5.000 dhe 7.000 veta që presin në kampin Idomeni dhe në kapin e sapo hapur përballë pompës së benzinës në Polikastro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button