Stavrev do ti referojë Shkëndijës në gjysmëfinalen e Kupës

Duelet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, Horizont Turnova – Shkëndija dhe Bregallnica – Rabotniçki i kanë mësuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, ndërsa Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që në të dy ndeshjet të jenë gjyqtarë që mbajnë emblemën e FIFA-s.

Shkëndija në ndeshjen e parë luan si mysafirë në stadiumin “Kukush” kundër Horizont Turnovës, e ku drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostaduinov, të gjithë nga Shkupi, ndërsa i katërti është Kire Anglellovski nga Strumica.

Në ndeshjen tjetër që luhet në Koçani, ku takohen Bregallnica dhe Rabotniçki do të ndajë drejtësinë Dimitar Meçkarovski me ndihmësit e tij, Dejan Nedelkovski dhe Goce Petrevski nga Shkupi, ndërsa ndihmës në vijën fundore do të jenë edhe Konstatin Vllahov dhe Nikolla Kostençev gjithashtu nga Shkupi, ndërsa i katërti është Nikolla Karakolev nga Shtipi.

Ndeshjet e para të Kupës së Maqedonisë luhen me 2 mars me fillim në ora 14:00, ndërsa ato të kthimit më 13 prill. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button