Kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, merr pjesë në simpoziumin e komunave

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta nga data 29 Shkurt deri më 1 Mars, po merr pjesë në simpoziumin e kryetarëve të komunave – Lidershipi transformues në Evropën Juglindore që mbahet në Graz të Austrisë që po organizohet nga Instituti i Bankës Botërore.

Sivjet, simpoziumi po mbahet me temë: “Bashkëqeverisje për zhvillimin urban gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore”.

Në simpozium po marrin pjesë 150 kryetar komunash nga e gjithë Evropa Juglindore, ndërsa nga Maqedonia marrin pjesë tre kryetar komunash. Kryetari Bejta është kryetari i vetëm shqiptar nga Maqedonia. Nga Shqipëria po marrin pjesë shtatë dhe nga Kosova katër drejtues të qeverisjeve lokale.

Bashkë me kryetarin Bejta, në simpozium po merr pjesë edhe udhëheqësi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button