Argumente të shtrembëruara për manipulim politik

[Recension: U arrit marrëveshja: Maqedonia shkon në zgjedhje]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni i shtrembëron faktet dhe në atë mënyrë bën spin, me qëllim që të krijojë fotografi të gabuar për atë se çka ndodhi më 23 shkurt të vitit 2016, ditën kur pritej që deputetët të të vendosin se a do ta anulojnë vendimin për shpërbërjen e parlamentit ose jo.

Падна договор Македонија оди на избори Press24Linku deri te artikulli origjinal: U arrit marrëveshja: Maqedonia shkon në zgjedhje

Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016

Data e recensionit: 25.02.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

KUSH INSISTONTE PËR ZGJEDHJE NË PRILL?

Që në pjesën e parë të artikullit, njësoj sikurse edhe te titulli, ka shtrembërim të fakteve.

“Zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor. Marrëveshja e këtillë është arritur mbrëmë vonë ndërmjet partive politike, kupton Press24 nga burime të larta diplomatike të përgshira në bisedime.”

Marrëveshja për datën e zgjedhjeve nuk është arritur ndërmjet të gjjitha katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, por vetëm tre prej tyre janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor. Këtë në mbrëmje e njoftoi ish-kandidati për kryetar shteti i LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai në profilin e tij në Twitter shkroi:

“Sonte nuk është arritur marrëveshje ndërmjet katër partive për datën 5 qershor! Tre parti përsëri e mbajnë peng Maqedoninë”.

Shtrembërimi i të vërtetës vazhdon edhe më poshtë në tekst.

Pas ngurrimit gjatë gjithë ditës, LSDM-ja më në fund çëshoi pe dhe u pajtua që vendimi për shpërbërjen e parlamentit të anulohet…”

Ky pohim nuk është i saktë, për shkak se LSDM-ja kërkonte shtyrjen e shpërbërjes së parlamentit dhe të datës së zgjedhjeve, duke e pasur parasysh vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 24 prill. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, në kundërshtim me opozitën, deklaronte se vlerësimi i BE-së dhe i SHBA-ve është e pabazë dhe këmbëngulte që të shkohet në zgjedhje më 24 prill.

Sipas kësaj, është e palogjikshme të thuhet se LSDM-ja „më në fund lëshoi pe dhe u pajtua që vendimi për shpërnërjen e parlamentit të anulohet“. Kjo aspak nuk përputhet me të vërtetën dhe duket qesharake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button