Ndahen çmimet “Oscar”, DiCaprio aktori më i mirë (VIDEO)

Leonardo Di Caprio është shpallur aktori më i mirë me filmin “The Revenant” duke fituar Oscar-in e parë në karrierën e tij. Ndërsa si aktorja më e mirë fitoi Brie Larson për rolin e saj në filmin “Room”, ndërsa çmimin kryesor e mori filmi “Spotlight”.

Përndryshe, filmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë nuk arriti të marrë trofeun si “filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në OSCAR-s.
“Shok” një prodhim mes kinematografisë së Kosovës dhe Britanisë, një film nga Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.
Mediat ndërkombëtare dhe shumë kritika shkruanin se “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fortë favorit i filmit “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.

Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button