Petrov e akuzoi aktivistin partiak, BDI: Nuk komentojmë spekulime!

Pas sulmit të djeshëm ndaj kryetarit të Kongresit botëror maqedonas, u prononcua në fejsbuk edhe Todor Petrovi, i cili rastin e përshkroi në mënyrë të detajuar.  Në shkrim, ai akuzon se dhunuesit janë persona që gjenden në strukturat më të larta të BDI-së. Ai shkruan se as Mexhiti nuk e ka shpëtuar, dhe as të punësuarit në restorant nuk i kanë ndihmuar, raporton TV21.

“Më rrihte edhe shefi i degës së BDI-së në Çari, Beqir Asani. Një tjetër u ngjit në tryezë dhe më godiste me shqelma në kokë. Mendova se do të më vrisnin. Ndërsa më godisnin, disa herë i pyeta “Çfarë ju kam bërë?” Më thoshin: “Ti do të ndërtosh kryq” dhe “Të mos shkelësh më në Çair”.

Pas këtij reagimi, nga BDI thonë se nuk do të komentojnë spekulime dhe se protesta e djeshme e organizuar nga ata, ka qenë e qetë dhe ka kaluar pas kurrfarë incidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button