Alban Skenderaj triumfon në Top Awards

“Unë dhe Ti” një këngë e publikuar ditën e të dashuruarve vazhdon ende të jetë në krye të klasifikimit të “The Top List” për dy javë rresht. Duket se Albani ka goditur përsëri në shenjë më këtë projekt muzikor, duke kënaqur fansat e tij, pas disa kohësh mungesë.

Era Istrefi renditet në vendin e dytë si edhe javën e kaluar ndërsa Mozzik me “Dhezu” është ngjitur dy pozicione nga java e kaluar duke u renditur në vendin e tretë.

Ndërkohë, tre projektet muzikore të cilat prej 12 javësh kanë arritur të jenë pjesë e këtij klasifikimi që prej nisjes së “Top Awards” janë Majk ft. Gheto Geasy -Sjena mo, Samanta – Asnjo si un si edhe Elvana Gjata ft. Bruno –Love me.

Kjo javë duket se ka patur shumë prodhime të reja muzikore pasi i janë shtuar 20 këngëve më të mira të “The Top List” 5 këngë të reja si Ylli Limani – Najher, Kobra ft. Unikkatil – Ndryshe, Andos ft. Gjurmet– Te du Sa Kosoven, Blunt & Real – Presion, 2TON – Pike. Edhe pse kanë qenë prej javësh në klasifikim nuk kanë mundur të jenë më pjesë e tij  këngët si Besa ft. Ansi – Kameleon, Vesa Smolica – Sixty Nine, Adelina ft. Robb Daddy – Eren e Saj, Asgjë Sikur Dielli – Adresa, Ardian Bujupi – Ardicted.

Lista zyrtare e javës së 12-të të “The Top List”, Top Awards është:

1. Alban Skenderaj – Unë dhe ti
2. Era Istrefi – Bonbon
3. Mozzik – Dhezu
4. Mc. Kresha ft. Gjurmet – Era
5. Nrg Band – Ajo m’kalli
6. LedriVula – SRMN
7. Kida – Ski Ide
8. YlliLimani – Najher
9. Flori Mumajesi – Ku Gabum
10. Samanta – Asnjo Si Un
11. Majk ft. Gheto Geasy – S’jena mo
12. 2TON– Ani Nasht
13. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
14. Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
15. Noizy – Number One
16. Kobra ft. Unikkatil – Ndryshe
17. Young Zerka – Like Rihanna
18. Andos ft. Gjurmet – Te Du Sa Kosoven
19. Blunt & Real – Presion
20. 2ton – Pike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button