Limaj: NISMA është zëri i të pambrojturve dhe të pakënaqurve

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar dy vjetorin e themelimit të subjektit politik që ai e drejton, NISMA për Kosovën.

Limaj ka shkruar se ky subjekt politik përfaqëson të gjithë ata qytetarë të pakënaqur dhe të pambrojtur,njofton Klan Kosova.

Ja potimi i plotë i Fatmir Limaj në Facebook.

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, anëtarët dhe simpatizantët e subjektit tonë politik, që sot mbushi dy vjet, NISMA për Kosovën.

Duke ju falënderuar punës tuaj të palodhshme, NISMA ka arritur të bëhet pjesë e çdo familje në tërë vendin, ku zgjerimi dhe formimi i degëve dhe nëndegëve tona e tregon këtë më së miri.

NISMA për Kosovën është dhe do të jetë për të gjithë ata njerëz të pa mbrojtur, gjithë ata njerëz që janë të pa kënaqur, ne do të jemi zëri i tyre edhe në të ardhmen, dhe ju ftoj që të mobilizohemi për ta bërë sa më të fuqishëm zërin e Nismës në çdo pjesë të Kosovës.

Urime dyvjetorin e themelimit të Nismës. Urime!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button