Albulena Haxhiu: Deputetët u shitën, zgjodhën presidentin e gazit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka hedhur dyshime mbi mënyrën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, njofton Klan Kosova.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se në seancën e së premtes kanë ndodhur afera korrputive.

Sipas saj është e çuditshme që për pak minuta ndërruan mendje 21 deputetë për ta votuar Thaçin për president. Ajo dyshon që deputetet janë shitur, e që për këtë prokuroria duhet filluar hetimet.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

“Afera të shumta korruptive po duket që kanë ndodhur me rastin e zgjedhjes së presidentit të gazit! Sikur prokuroria të ishte e pavarur do të duhej të niste hetimet për këtë. A nuk është e çuditshme që brenda pak minutave 21 deputetë ndryshuan mendje pra votuan pro Thaçit! Çfarë përfituan ata deputetë? Për çfarë u shiten? Për miliona, terminale doganore, gradime të familjareve, çka tjetër?
Natyrisht duke përfshirë këtu edhe pazaret me listen serbe të Vuçiqit!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button