Shkupi fiton derbin shqiptar, Shkëndija merr edhe një fitore (FOTO + TABELA)

Skuadra e Shkupit edhe pse me shumë pak raste dhe lojë më të dobët të treguar në duelin ndaj Renovës, ka arritur me shumë mençuri të merr tri pikë të reja dhe të mbetet edhe më tej në katërshen e parë në tabel. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga turku Enes Akgun, i cili vetëm një minutë sa ishte futur në fushë shfrytëzoi një tollovi në zonën e Renovës dhe shënoi për golin që doli të jetë i fitores. Renova kishte shumë raste në këtë ndeshje, ndërsa dy herë futbollistët e tyre dolën ballëpërballë me portierin Suat Zendeli, i cili edhe një herë dëshmoi se është roja më e mirë e portës në Maqedoni.

Moment nga ndeshja Bregallnica - Shkëndija
Moment nga ndeshja Bregallnica – Shkëndija

Shkëndija në Koçani falë dygolëshit të sulmuesit Besart Ibraimit (50′ 86′) dhe një tjetër gol nga Armend Alimi (83′) mundi Bregallnicën me rezultatin e pastër 3:0, që ka bërë të vazhdojë garën për titullin e kampionit me Vardarin, skuadër kjo që vetëm me 1:0 e mundi Turnoven ne Strumicë. Në Shkup në lagjen Macxhari Rabotniçki e ka marrë tri pikëshin tjetër duke e mundur ekipin e fundit Metalurgun me rezultat 1:2,ndërsa fitore ka shënuar edhe Sileksi si mysafire ndaj Mlladost CD me rezultat 0:1. /Portalb /

1) Vardari 49 pikë, 2) Shkëndija 44, 3) Rabotniçki 30, 4) Shkupi 30, 5) Sileksi 30, 6) Bregalnica 20, 7) Renova 20, 8) Turnova 20, 9) Mladost CD 16, 10) Metalurgu 13 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button