Alarm! Kujdes ja si po kopjohen adresat në Fb

Facebook ju ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të tij që të bëjnë kujdes nga virusi i fundit, i cili po përdoret nga hackerat për vjedhjen e profilit të çdonjërit prej nesh.

FB, ka dhënë njoftimin zyrtar se një grup hackerash me anë të një virusi të ri mund të hyjnë në faqen tuaj duke ju vjedhur të dhënat tuaja dhe më pas hyjnë dhe në faqen e miqve tuaj. Prandaj nuk duhet ti jepni askujt të dhënat nëse jua kërkon.

Njoftimi i plotë i Facebook:

“Alarm … Kujdes! Është zbuluar një mënyrë e re për t’ju shqetësuar ne FB. Marrin fotografinë tuaj nga profili ne FB, kopjojnë emrin tuaj dhe krijojnë një profil të ri. Pastaj i kërkojnë miqve tuaj të lidhen në profilin e ri. Miqtë tuaj mendojnë se jeni ju, dhe pranojnë. Që nga ai moment ata mund të shkruajnë dhe publikojnë çdo gjë që ata duan me emrin tuaj. Ju lutem, mos pranoni kërkesë të re nga unë. Unë nuk kam hapur asnjë profil të ri. Kopjoni këtë mesazh në faqen tuaj, për të informuar sa më shumë që të jetë e mundur, qe kjo gje te mos ju ndodhe juve. Ju lutem … Copy dhe paste – jo share!!!Faleminderit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button