Haradinaj: E gjithë Kosova është me ju “SHOK”

Na ndajnë vetëm edhe disa orë derisa të fillojë ngjarja më e madhe botërore e filmit “Oscar”, ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ndjehet krenar për filmin “Shok” i cili është i nominuar në kategorinë e metrazhit të shkurtër, njofton Klan Kosova.

“Sot po presim lajmin e madh nga Los Angeles, SHBA, për marrjen e çmimit “Oskar” për filmin nga Kosova “SHOK” të nominuar në kategorinë e metrazhit të shkurtër!

Filmit e prodhimit kosovar që është vlerësuar ndërkohë edhe me 14 çmime ndërkombëtare.

Na keni bërë krenarë me shkëlqimin tuaj. E gjithë Kosova është me ju “SHOK”!

Bashkë me ju drejt majave të suksesit!

RH”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button