Recetë popullore për rritjen e hemoglobinës: mrekulli për pasqyrën e gjakut!

Zvogëlimi i nivelit të hemoglobinës në gjak, pavarësisht numrit të eritrociteve, e redukton kapacitetin e gjakut për të përcjellë oksigjen dhe sjell në anemi. Në mjeksinë popullore ekzistojnë më shumë receta për rriten e hemoglobinës në gjak. Njërin prej tyre, e rekomandojnë edhe vetë mjekët dhe është i jashtëzakonshëm dhe ndihmon në përmirësimin e përgjithshëm të pasqyrës së gjakut, transmeton Femina.al

Për përgatitjen e këtij ilaçi natyral do të ju duhet: 200 ml mjaltë, 200 gram arra, 200 gram rrush i thatë, 200 ml lëng nga karrotat (i freskët), 200 ml lëng nga panxhari i kuq (i freskët) dhe 2 limona;

Përgatitja: Limonat e pastruar duhet ti ndani në gjysma dhe t’i largoni farat e tyre. Më pas vendosni në blender për t’i imtësuar. Shtoni mjaltën, lëngun nga rrepat e kuqe dhe atë nga karrotat dhe përzieni mirë. Në fund shtoni arrat e bluara dhe rrushin e thatë (poashtu të prerë në pjesë të imëta) dhe të gjithë përbërësit përzieni mirë.

Me këto përbërës do të fitoni rreth një litër nga ky ilaç i shëndetshëm dhe mjaft i shijshëm. Ruajeni në frigorifer. Konsumoni 3 herë në ditë nga një lugë gjelle, para çdo haje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button