A do të ligjerohet edhe në gjuhën shqipe në “Damjan Gruev”?

Safet Neziri, këshilltar në MASH, thotë se te universiteti ‘Damjan Gruevi’ do të mund të regjistrohen 25% student shqiptar, por pa përgjigje se pse edhe në këtë universiteti nuk është paraparë që studimet të zhvillohen në gjuhën shqipe në formatin e njëjtë si Universiteti ‘Nënë Tereza.’

“Nuk është edhe ajo që flitet se bëhet fjalë për universitet etnocentirk apo vetëm për një komunitet që të studiojë aty. Në bazë të ligjit që është implementuar plotësisht për universitetin ‘Damjan Gruev’ është paraparë që edhe 25% kuota të siguruara të jenë për bashkësinë etnike shqiptare në Maqedoni. Për pjesën e ligjëruesve shqiptarë nuk mund të vendosë politika, nuk mund të vendos MASH-i apo Qeveria, por dihet se si bëhet përzgjedhja e mësimdhënësve nëpër universitete, ajo është çështje autonome e universitetit se kë do të marrë si ligjërues në universitetin e tyre”, tha për Alsat-M Neziri, këshilltar në MASH.

Ndërkohë nga PDSH-ja thonë se Universiteti “Damjan Gruev” do të jetë një institucion me koncepte të vjetruara për kohën. Sipas kësaj partie Ministri Ademi përmes këtij universiteti po ushqen nacionalizmin shtetëror maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button