Besimi në Konferencën “Projekte evropiane – përvoja sllovene”

Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Fatmir Besimi sot mbajti fjalim në konferencën “Projekte evropiane – përvoja sllovene” e organizuar nga Komuna e Çairit, në bashkëpunim me rrjetin ekonomik global KEN dhe Odës Ekonomike Veriperëndimore të Maqedonisë.

Qëllimi i Konferencës ishte informomi i komunave, biznes kompanive dhe organizatave joqeveritare të interesuara, për mënyrën e aplikimit sa më të suksesshëm për financim të projekteve dhe investimeve.

Gjegjësisht në konferencë u bë fjalë për Programin e  BE-së,  “Horizonti 2020”, i cili paraqet instrument ekonomik që mbështet kërkimet dhe inovacionet me synim të zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe konkurrencës në Evropë. Ky program disponon me buxhet prej mbi 70 miliard eurosh dhe do të zgjasë prej 2014 deri më 2020, ndërkaq raundi i parë i aplikimit do të shpallet prej 11 dhjetorit të këtij viti.

Projektet dhe përvoja që e kemi tregon se vështirë krijohen partneritetet por megjithatë ato sjellin shumë përfitime për projektet ekzistuese. Këto partneritete ndihmojnë vendin me rritjen e subjekteve që përkrahin Maqedoninë në Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, dhe pikërisht këtë ofron “Horizontin 2020” – deklaroi zëvendëskryeministri Besimi në daljen e tij në konferencën në të cilën morën pjesë shumë kryetarë komunash të Republikës së Maqedonisë si dhe përfaqësues të sektorit afarist të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button