“Alkimisti”, obligim i secilit është të kuptojë fatin e vet

Romani magjepsës i Paulo Coelho-s, “Alkimisti” ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Paulo Coelho ka lindur në Rio de Zhanero të Brazilit më 1947. Ai është një nga autorët më të lexuar të kohës sonë.

Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. “Alkimisti” i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë e mban statusin e romanit modern por klasik, ndaj nëse nuk e keni lexuar këtë roman të mrekullueshëm, Portalb ua sugjeron ta bëni atë.ksztx

Në këtë roman përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Por, ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

Librat e Coelho-s, jo vetëm kanë kapur vendet e para në listat bestseller, por kanë nxitur debate kulturore dhe shoqërore. Ai është gjithashtu fitues i një sërë çmimeve ndërkombëtare, midis tyre mund të përmendim “Crystal Award” dhënë nga The World Economic Forum, “Chevalier de l’Ordre National Légion d’Honneur” dhënë në Francë etj. Paulo Coelho është anëtar i Akademisë së Letërsisë së Brazilit që prej vitit 2002. Coelho ka shkruar mjaft artikuj të botuar nga gazetat dhe periodikët në të gjithë botën. /Portalb

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Libri i javës së pesëmbëdhjetë: “Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

Libri i javës së gjashtëmbëdhjetë: “Pallati i ëndrrave”, konflikti i përjetshëm i marrëdhënies pushtet/individ

Libri i javës së shtatëmbëdhjetë: “Emri i trëndafilit”, romani që ia ktheu nderin Umberto Eco-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button