Vetëvendosje: Përndjekjet e deputetëve të opozitës janë tipike për regjimet totalitare

Lëvizja Vetëvendosje, masat e arrestit ndaj deputetëve opozitarë, po thotë se janë të ndikuara nga pushteti i cili thonë se i ka kapur edhe institucionet e drejtësisë.

Ky reagimi i Vetëvendosjes vjen pas shqiptimit të masave të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për deputetët Shqipe Pantina dhe Ismajl Kurteshi, dhe për masën e paraqitjes në polici prej 30 ditësh për deputetin e AAK-së, Bali Muharremaj.

“Kjo dëshmon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe vepron sipas direktivave që i merr nga pushteti. Deputetët e opozitës po e mbrojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës, brenda Kuvendit të Republikës, dhe veprimet e tyre janë tërësisht legjitime karshi rreziqeve që ia ka sjellë Kosovës funksionimi normal i institucioneve në qeverisjen Mustafa-Thaçi. Përndjekjet e deputetëve të opozitës janë tipike për regjimet totalitare”, thotë Vetëvendosje në reagimin e saj.

Sipas këtij subjekti politik opozitar, protestat nuk do të ndalen “deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese dhe shtypëse dhe deri në instalimin e një rendi ligjor demokratik. Institucionet nuk do të normalizohen deri në zgjedhje të reja”.

Kujtojmë se numri i deputetëve opozitarë që aktualisht janë nën masat si paraburgim, arrest shtëpiak, dhe paraqitje në polici, arrin në 14, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button