VMRO-ja dënon sulmin ndaj Petrovit

VMRO-DPMNE-ja dënon ashpër sulmin brutal ndaj kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov. Nga kjo parti e cilësojnë si akt shumë të ulët sulmin ndaj Petrovit dhe theksojnë se me këtë i shkaktohet dëm shumë i madh shtetit. Sipas Daniella Rangelova , destabilizimi dhe imponimi i krizës është skenarë kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë, njofton Alsat M.

“MPB-ja e cila është nën kontroll të LSDM-së dhe kuadrove të saja partiake është në gjumë të thellë dhe bashkëpjesëmarrëse e shurdhër në këtë skenarë. VMRO-DPMNE-ja kërkon që Oliver Spasovski ti gjejë, arrestoj dhe sanksionoj kryerësit e kësaj vepre makabre. Mëkati i Todor Petrovit është se ka ngritur iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për themelimin e Prokurorisë Publike Speciale dhe se përmes një procedure legale ka ngritur iniciativë për ndërtimin e kryqit në Komunën e Butelit”, deklaroi Daniella Rangellova, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Sulmohet fizikisht Todor Petrov, njëri ndër donatorët e kryqit në lagjen Butel

LEXO: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të pushtetit

LEXO: Butel, u mbajt protestë kundër vendosjes së kryqit (VIDEO)

LEXO: Vendoset gur-themeli i kryqit në Butel (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button