Zgjedhja e Thaçit president, vazhdim i një epoke të errët për Kosovën!

Ngjarja që ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, paraqet aktin më të rëndë dhe më të dëmshëm për të ardhmen e vendit. Zgjedhja në postin e presidentit e njeriut më përgjegjës për katandisjen politike, ekonomike dhe morale të shtetit në këto tetë vitet e fundit, shkelësin e kushtetutës së vendit,  paraqet rastin më paradoksal në zgjedhjen e presidentëve në shtetet demokratike.

E krejt kjo erdhi si rezultat i servilitetit të deputetëve të LDK-së, që hyrën  (deputet) në kuvend me votat e marrura nga qytetarët me premtimin (mashtrimin) për largimin e Thaçit nga pushteti, të cilët më pas kontrabanduan besimin e marrë nga votat e elektoratit besnik të LDK-së për zgjatjen e jetës së Thaçit në pushtet!

Nënshtrimi i deputetëve të LDK-së para liderit diktatorial, i zgjedhur në mënyrën më antidemokratike në Kuvendin e VIII-të zgjedhor me 31 Maj 2015-të, flet qartë për nivelin e tyre moral dhe politik.

Zgjedhja e Thaçit president me votat e deputetëve të LDK-së, paraqet aktin më tragjik të fundosjes së këtij subjekti politik. Pas këtij veprimi skandaloz të deputetëve “rugovist” të LDK-së, elektoratit të këtij subjekti politik nuk i ka mbetë gjë tjetër, vetëm që t’i dorëzojnë në mënyrë publike librezat partiake ashtu siq dikur ishin hudhur të leckosura librezat partiake të LKJ-së!

Ky do të ishte vetëm një akt i vogël moral në shenjë pakënaqësie ndaj udhëheqjes neokomuniste të partisë dhe ndaj pakurrizorëve, të zgjedhurëve të tyre (deputetëve) që tradhëtuan besimin e tyre, që shkelën mbi vlerat dhe parimet rugoviane, siq ishte në të kaluarën LDK-ja, parti e besës dhe shpresës për shqiptarët e Kosovës.

Atë që e kam thënë publikisht, me 31 Maj 2015 pas përfundimit të punimeve të kuvendit antidemokratik zgjedhor të LDK-së, përmes një shkrimi autorial me titull; “LDK-ja post-mortum !”, respektivisht mesazhin që pata dhënë përmes epitafit; “Lavdi LDK-së rugoviane 23 Dhjetor 1989-21 Janar 2006, varrosur me 31 Maj 2015 nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij”, u vërtetua edhe një herë të ketë qenë konstatim i sakt,….të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar atëherë mesazhin tim, do ta kenë kuptuar qartë tani pas zgjedhjes së Thaçit president.

Vërtetë LDK-ja rugoviane ka vdekur me 21 Janar 2006-të, me kalimin në amshim të liderit shpirtëror të saj dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

LDK-ja rugoviane nuk ekziston më. Kjo që ka mbetë, është një mbetje mortore në duart e një klani mafioz,…përveq që shkelën besimin e elektoratit rugovian, për ruajtjen e interesave të tyre personale, bisneseve të pista dhe kolltuqeve që kundërmojnë erë tradhëtie,…janë të gatshëm edhe më tutje t’i qendrojnë besnik Hashim Thaçit dhe liderit diktatorial të partisë së tyre.

Respekt deputetëve të LDK-së që nuk qëndruan në seancë gjatë zgjedhjes së Thaçit president: Anton Çuni, Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpetim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku.

LDK-ja rugoviane tashmë i takon së kaluarës, ajo përjetësisht me liderin e saj do të kujtohet ndër breza për rezistencën aktive paqësore kundër pushtuesit serb, për mbajtjen e shtetit paralel nën rrethanat e okupimit klasik dhe ruajtjen e qenjës sonë kombëtare deri në krijimin e shtetit të Kosovës.

Zgjedhja e Thaçit president në rrethana të jashtëzakonshme, të një shtetrrethimi klasik, me forca të mëdha policore, me protesta të fuqishme jashta dyerëve të kuvendit kundër zgjedhjes së Thaçit president, nën rrethanat e një situate shpërthyese,…nxjerrja me forcë e deputetvëe të opozitës nga salla e kuvendit,  ska si të quhet ndryshe veq se  një kuvend i turpit, që nën trysnin e forcës policore e zgjedhë poashtu një president të turpit!

E quajta të tillë, për arsye se presidenti i zgjedhur nuk është produkt i vullnetit të qytetarëve të vendit, por produkt i pazareve politike vendore dhe ndërkombëtare.

Andaj, një president i zgjedhur në kundërshtim me vullnetin e popullit, përveqse i dëmshëm, paraqet rrezik permanent për stabilitetin politik të vendit.

Tashmë, tre bartësit e institucioneve më të larta të vendit tonë; kryeparlamentari, kryeministri dhe presidenti përveqse nuk janë unifikues, janë shndrruar në figurat më të urryera në vend, në linçuesit dhe përçarësit më të mëdhenjë të shqiptarëve në dekadën e fundit.

Përfundimisht, të gjitha rrëmujat politike të krijuara në vend pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014, janë produkt i një njeriu të vetëm, me ambicie të sëmuara për pushtet, e që nga tani e tutje, lirisht mund ta quajmë edhe njeri me të meta mentale liderin diktatorial të LDK-së, ngase një njeri normal nuk mund t’ia shkakton gjitha këto të këqia vendit dhe gjitha këto plagë dhe vuajtje shpirtërore popullit të vet.

Me zhvillimet e sotme në parlament dhe jasht tij, Kosova i dha botës së civilizuar dhe demokratike imazhin më të keq të mundshëm për mënyren e zgjedhjes së  presidentit të shtetit në masa të dhunshme dhe të jashtëzakonshme.
Heu parlament të raftë pika, që punove qysh deshi Isa!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button